FAKULTETI I KOMUNIKIMIT MASIV DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE TË KOLEGJIT AAB ORGANIZOJNË KONFERENCËN STUDENTORE ME 27 MAJ
22 Maj 2023
“Informimi, politika dhe e vërteta në epokën e pas të vërtetës” është titulli i konferencës studentore shkencore e organizuar nga Fakulteti i Komunikimit Masiv dhe Fakulteti i Administratës Publike të Kolegjit AAB. Kjo konferencë do realizohet gjithashtu në bashkëpunim me studentët e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, FHF, Universiteti i Tiranës, për të gjashtën herë me radhë e cila do mbahet për profesionistët dhe studentët e masterit.
Studentët pjesëmarrës kanë dërguar abstraktet kurse konferenca do zhvillohet me datën 27 maj duke filluar nga ora 11:00.
Linku i abstrakteve: https://aab-edu.net/hulumtimet/publikime-te-tjera/
Jeni të mirëseardhur!
Please follow and like us: