Shteti i Kosovës duhet të mbahet shumë vigjilent ndaj “mësymjeve” mashtruese të kishës serbe
Shteti i Kosovës duhet të mbahet shumë vigjilent ndaj “mësymjeve” mashtruese të Kishës Ortodokse serbe, kur dihet se AJO është blerë më 1920!
Fadil Maloku
- Apel për historianët profesionist të mesjetës, të cilët me argumente dhe fakte historike duhet të dematojnë tendencat e reja RUSOFILE për “pronësinë” mbi objektet dhe reliktet fetare ortodokse në Kosovë…
- Meqenëse, kisha ortodokse serbe në Kosovë kurrë nuk e ka pasur “fuqinë demografike”, as legalitetin dhe legjitimitein fetar sikurse Kisha e Malit të Zi, ajo sot këtë inferioritet demografik në Kosovë, po PËRPIQET me gjitha mjetet ta kompensojë përmes fuqisë ligjore që do “buronte” në të ardhmen ekskluzivisht nga “kapilarët” e Asociacionit!?
- Kjo ide, qē figuron si obligim në planin franko-gjerman, është shumë e rrezikshme! Ngase, përveç kërcënimit të sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, do e konteston, e madje edhe do e varrosë definitivisht gjithë shtetësinë e Kosovës!
Please follow and like us: