LURA DHE PERSONALITET E LURËS NË NJË VEPËR ENCIKLOPEDIKE
Halil RAMA – Mjeshtër i Madh
Prof. Dr. akademik Shaban Sinani: “Figura e Mark Ndrecë Vladit, me historinë e origjinës, të lidhjeve familjare, të vështirësive të rritjes e të formimit, të pjesëmarrjes në luftën çlirimtare si antifashist, të përgjegjësive që mori në një prej kohërave më të vështira – në vitet e mëkëmbjes së pushtetit që doli nga lufta dhe të mbrojtjes së tij prej ndërhyrjeve nga jashtë e nga brenda, ka qenë më se e mjaftueshme për një monografi”
Pesë vjet më parë e gjer më frymën e fundit më 20 dhjetor 2020, i ndjeri Dine Kaca, i njohur në gjithë Dibrën e më gjerë për vlerat e tij njerëzore dhe intelektuale që mishëronte e përçonte kudo, do më kontaktonte që nga Italia dhe për çdo verë që kthehej për pushime në Tiranë, për të më njohur me angazhimin e tij për të shkruar dhe botuar një monografi për Mark Ndrec Vladin e Lurës. E kishte obligim si mik i kësaj familje emërndritur për t’i dhuruar Lurës dhe lurjanëve një vepër enciklopedike, që ndonëse në epiqendër do të kishte Mark Ndrec Vladin, në tërësinë e saj do të ishin Lura dhe personalitetet e kësaj treve me histori të lavdishme.
Aktualisht, unë dhe Lenin Vladi e familja e tij e madhe, ndjehemi disi të lehtësuar që këtë angazhim të Dine Kacës e ka përmbushur më së miri akademik Preng Vorfi, me përgatitjen dhe botimin e veprës “Heroi i heshtur i kohës, Mark Ndrec Vladi i Lurës”që do të promovohet në Akademinë e Shkencave, të shtunën më 27 Maj 2023, ora 10.00.
Kjo monografi është e një rëndësie të veçantë edhe për faktin se ka ekspertizën e Prof.dr.akademik Shaban Sinanit – Sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave të RSH, i cili në parathënie, ndër të tjera shkruan se: “Libri i Preng Vorfit, kushtuar figurës së Mark Ndrec Vladit, është shkruar me një dashuri të shkëlqimtë për personalitetin të cilit i është dedikuar; për historinë e vendlindjes së tij, Lurës, një mrekulli natyrore e njerëzore, një rezervàt virtytesh e visaresh; për trashëgiminë historike e kulturore që ka ndërlidhur Mirditë e Dibër, Mat e Lumë, me Lurën si krahinë “më vete e me të tjerë”. Figura e Mark Ndrecë Vladit, me historinë e origjinës, të lidhjeve familjare, të vështirësive të rritjes e të formimit, të pjesëmarrjes në luftën çlirimtare si antifashist, të përgjegjësive që mori në një prej kohërave më të vështira – në vitet e mëkëmbjes së pushtetit që doli nga lufta dhe të mbrojtjes së tij prej ndërhyrjeve nga jashtë e nga brenda, ka qenë më se e mjaftueshme për një monografi”.
Parë nga ky këndvështrim, autori Preng Vorfi e ka përmbushur më së miri misionin e tij, duke na sjellë nëpërmjet referencash, faktesh e dokumentash arkivore tejet bindëse, jo vetëm profilin e personazhit të veprës së tij, por nëtërësi Lurën dhe personalitetet e saj që zënë vend nderi në panteonin e vlerave. Kështu ai evidenton historinë e Lurës në dokumentat e kohës, gjurmët e lashta të jetës në Lurë, toponimet, gjetjen e 15 monedhave bizantine në Kepin e Xhitetit, në fshatin Arrëmallë, qëtregon për zhvillim ekonomik të trevës; Historinë interesante të Lurës, sidomos gjatë periudhës së Skënderbeut, kur lurasit u përfshinë gjerësisht në luftë kundër pushtuesit ottoman; Lurën si krahinën e fundit të islamizuar në Shqipëri; qëndresën e paepur të lurjanëve ndaj pushtuesve turq, serbë e austrohungarezë dhe kontributin gjatë LANÇ.
Patriotë, luftëtarë e personalitete të Lurës
Referuar të drejtës zakonore, autori sjell në vëmendjen e lexuesit Pesë Kararet e Lurës që nuk janë gjë tjetër veçse Pesë Ligje dhe disa akte nënligjore, që zbatoheshin nga 12 Pleq, 12 Çekiçë e 6 Dhetarë dhe që ishin: KARARET E BESËS, BARAZIA, RRAGJET, BIMËT E GJËJA E GJALLË, si dhe TROJET.
Preng Vorfi paraqet në këtë vepër me artin e tij të fjalës patriotë, luftëtarë e përsonalitete të Lurës si:Kol Bib Doçi; Dom Nikoll Kaçorri – nënkryetar i qeverisë së Vlorës,Ded Mardeda (Vladi); Gjetan Loka; Ibrahim Gjoçi; Hasan Ajazi; Hasan Kaci, Xhemile Gjogjegja e Gjok Doçi, Hero i Popullit; Ndrecë Mark Vladin, mjekun e humanistin që fitoi zemrat e lurjanëve; Lenin Mark Vladin, ushtarakun që shërbeu me dinjitet për shtetin shqiptar; Ded Mark Vladin, oficerin që la mbresa në artilerinë bregdetare nga Saranda, Kepi i Rodonit, Lezhë e Shkodër, e dhjetra e dhejtra të tjerë që kanë bërë emër, jo vetëm në Lurë e Dibër, pornë gjithë Shqipërinë.
Personalitete të huaja e të vendit tonë për Lurën
Madhështinë e kësaj treve autori e paraqet edhe nëpërmjet personaliteteve të huaja e të vendit tonë për Lurën, si: Edit Durham, Franc Nopçe, Loro Mihaçeviç, Margaret Hacluck, koloneli britanik Maklin, Dom NIKOLL KAÇORRI, Dritëro Agolli, Ismail Kadare e të tjerë, të cilët na kanë lënë shumë burime e dokumente për Lurën..
Kështu, nëse misionarja angleze Edith Durham, shkruan në librin e saj “Brenga e Ballkanit” se: “…Lura mbetet model shumë i mirë i tolerancës fetare”dhe se sipas saj”: “Lura, është Bajraku kryesor i grupit të tmerrshëm të Dibrës (Tigrave të Dibrës), siç e quajnë edhe bashkatdhetarët e tyre myslimanë”, patriarku i letrave shqipe Dritëro Agolli, duke vizituar Lurën, shkruan: “Kur arrita në Lurë, para meje shtrihej një botë tjetër, një botë e gjelbër në të errët, të gjelbra ishin livadhet dhe të gjelbra e të errëta ishin pyjet. Shkëmbinjtë e bardhë dhe të kuqërremtë dukeshin si një mur i madh, për të mbrojtur këtë thesar. Dhe ky mur, në të vërtetë, fshihte thesare”.
Ndërsa shkrimtari ynë i madh ISMAIL KADARE, në shkrimin e tij “Një mbrëmje në Lurë”, në vitin 1967, shkruan: “Rruga kalon midis kodrave të buta, të gjelbra.Majë kodrave ngrihen kullat e gurta malësore; dritare të vogla, të ngushta, frëngji, sharapollë për të luftuar. Përderisa nuk mund të hynte bashkë me rrezet e diellit dhe plumbi, atëherë… …Mbi ato frëngji ka shtirë ai që ndodhej përjashta, nga ato frëngji është mbrojtur ai që ndodhej brenda. Dhe, të dy, ndodheshin mbi të njëjtën tokë, mbi tokën amtare. Tani frëngjitë heshtin.Krismat gjakmarrëse po zhyten dalëngadalë në harresë.Ato nuk janë fshehur në katet e ulëta të ndërgjegjes, që të shpërthejnë një ditë përsëri, ato po shkulen njëherë e përgjithmonë nga psikika e malësorit tonë.Asnjë forcë nuk mund ta shkulë nga ndërgjegjja e malësorit gjakmarrjen.As ligji, as arti, as përpjekjet e intelektualëve të ndershëm. U desh një tërmet i tillë, si Lufta Nacionalçlirimtare, për të shkundur këtë etikë të tmerrshme”
MARKA NDREC VLADI, “QYTETAR NDERI”I LURËS
Autorit nuk i kanë shpëtuar paparendësit e personazhit kryesor të vepërës së tij, duke evidentuar: historinë me lavdi të Ndrecë Nikollë Vladit; Mara Ndue Vladin (Nëna e Marka Ndrec Vladit), e cila duke qenë bijë e një familjeje e fisi të dëgjuar në Lurë, e martuar me Ndrec Nikoll Vladin, një burrë trim e i zgjuar i fisit Vladi, një fisi nga më të vjetrit në Lurë, mbeti një zonjë fisnike, që përballoi të gjitha vështirësitë e asaj kohe…dhe për të mbrritur në fillim të gjysmës së dytë të shekullit XX, kur në Lurë shndrit një meteor, që do të rrezatojë ndër vite si Hero i Heshtur i ditëve tona. Ai është MARKA NDREC VLADI, i cili në Lurë bëri punë të mëdha për vendlindjen e për fshatin dhe për këtë, armiku e vrau në kulmin e rinisë. Ndaj nuk është rastësi që në vlerësim të kontributit të tij, Këshilli i Komunës Lurë, me VENDIM Nr. 94, datë 18.5.2015, i ka dhënë titullin “QYTETAR NDERI”, ZOTIT MARKA NDRECA (Vladi), pas vdekjes, me motivacionin: “Si trashëgimtar i denjë i një fisi me vlera patriotike e atdhetare, që u aktivizua me trimëri në LANÇ, për çlirimin e vendit tonë nga pushtimi nazifashist, ishte ndër organizatorët e parë të ngritjes 91 Heroi i heshtur i kohës – Marka Ndrec Vladi i Lurës së pushtetit të pas luftës në Lurë, pjesëmarrës direkt në rindërtimin e vendit të shkatërruar, përkrahu në ato ditë të vështira disa luras, që, nga regjimi politik i kohës, konsideroheshin me qëndrim të keq politik armiq, dhe mundësoi shpëtimin e disa jetëve të njerëzve në Lurë e jashtë saj, derisa dha edhe jetën e vet në moshën e rinisë, në krye të detyrës që i ishte caktuar”.
Siç theksova edhe në fillim të fjalës time, më vjen mirë që autori Preng Vorfi, për të na dhënë sa më të plotë figurën e Mark Ndrec Vladit, iështë referuar edhe shënimeve të Dine Kacës, që shërbeu si kuadër I lartë, drejtues politiuk në Sllovë, Lurë, maqellarë, kryetar lokaliteti në Zall Dardhë e Përgjegjës Grupi I instruktorëve në Komitetin e Partisë Dibër.
Rrugëtimi i gjatë i Marka Ndrec Vladit në detyra të rëndësishme
Dine Kaca, si kuadër e drejtues-politik, me emër e përvojë në Dibër, kishte dëshirë të madhe të shkruante një libër me shumë vlera për Dibrën, ku në qendër të kishte si objekt “veprimtarinë dhe historinë e Marka Ndrec Vladit dhe të bashkëshortes së tij Dila”. Autori Preng Vorfi, materialet e Dine Kacës i ka trajtuar siç i ka në shënimet e tij, duke ruajtur autenticitetin e tyre nga origjinali. Dhe ja çfarë shkruhet ndër të tjera në shënimet e Dine Kacës:
Rrugëtimi i gjatë i Marka Ndrec Vladit në detyra të rëndësishme dhe kontributet që dha gjatë Luftës Nacionalçlirimtare deri në çlirimin e plotë të vendit dhe në vitet e para të periudhës së pasluftës, në kryerjen e reformave dhe të aksioneve për të zgjidhur emergjencat për Lurën, pjesëmarrja e tij aktive për ndërtimin e Shqipërisë së Re dhe periudha si oficer i Sigurimit të Shtetit, janë një dëshmi e gjallë e njeriut që e lidhi gjithë jetën e tij për t’i shërbyer deri në çastet e fundit të jetës Atdheut e shoqërisë shqiptare. Në karakterin e Marka Ndrecës lindën dhe u formuan, lulëzuan dhe u demonstruan virtyte e cilësi të rralla: dashuria e përkushtimi që Marku kishte për Atdheun, për t’i shërbyer atij edhe me sakrificë supreme. Te Marka Ndreca ishin çimentuar guximi dhe trimëria, mprehtësia dhe nuhatja, gjakftohtësia dhe shpejtësia e manovrimeve për zgjidhjen e situatave në kohë lufte e paqeje.Ai pati krijuar marrëdhënie të mira me të gjitha grupmoshat, që nga fëmijët e shkollave e deri te të moshuarit.Zotëronte informacione të hollësishme e të gjithanshme, realiste dhe, mbi këtë bazë, ai vepronte me kurajë, duke marrë vendime të drejta, të cilat i zbatonte në kohë në vendin e duhur.Karakteri e patriotizmi i Marka Ndrec Vladit kishte një bazament me themele të qëndrueshme.Ai as nuk shitej tek të tjerët dhe as nuk blihej, qëndronte njeriu më me besë, që e bën të fortë e më të besueshëm te njerëzit, i cili fitoi zemrat e tyre.Gjatë luftës bëri më shumë se partizani partizanëve.Në fillim të vitit 1942, në bashkëpunim dhe me ndihmën e Gjok Doçit, Marka Ndreca në shtëpinë e tij krijoi grupin apo njësitin e parë të të rinjve antifashistë për Lurën. Kulla e Marka Ndrecës u bë shtëpia e parë ilegale në Lurë, kur Gjok Doçi vinte nga Shkodra e bënte propagandë kundër regjimit fashist. Marku dha një kontribut të madh në rrugën e Brigadave III – IV S në të gjitha veprimet e tyre për çlirimin e Lurës e të Mirditës, si ndërlidhës e informator, kreu shumë takime me krerë e kuadro të luftës në zonën Fan-Mirditë. Pas çlirimit, Markut iu besuan detyra me rëndësi, si: kryetar i Frontit për Lurën, anëtar i lokalitetit, drejtues i Partisë për Lurën dhe detyra të tjera në Komandën e vendit, në Lurë e Selishtë. Në kohën kur mori de juro e de fakto detyrën e oficerit të Sigurimit të Shtetit, Marka Ndreca do të jetë njeri më i besuar për të ndihmuar shumë lurjanë që kishin hyrë në rrugën qorre. Ai arriti t’i bindë dhe ata të largohen nga rruga e gabuar ku ishin futur.Marka Ndreca, duke qenë një kuadër i aftë, diti të punojë me të gjitha shtresat e popullit, me individë të gënjyer, që nuk kishin kryer krime dhe i ktheu në rrugën e mbarë, por u bëri thirrje edhe krerëve që ishin bashkuar me armiqtë dhe vepronin bashkë me bandat kundër pushtetit popullor.Rasti më tipik për Marka Ndrecën është puna e madhe e tij në Selishtë, në luftë kundër bandave, me radiolojën “LIQENI I VAJKANIT”, ku u kapën dhe u shpartalluan 10 banda deri në fund, me likuidimin e bandës famëkeqe të Hamit Matjanit. Marka Ndreca, me aftësitë e tij, ndihmoi një burrë fisnik në Selitë të Mirditës, Preng Gjok Dedën, që e largoi nga bandat, të cilit iu fal jeta dhe u kthye në familje me tre djemtë. Në misionin e ri dhe të fundit që Marka Ndrecës iu dha në fundvitin 1953, duke hyrë viti 1954, nga Dega e Brendshme e Dibrës me Degën e PB të Mirditës, ai përfundoi tragjikisht në mbrëmjen e 1 janarit 1954, duke rënë në krye të detyrës, vetëm 500 m larg shtëpisë së tij. Kjo ishte një vrasje e pastër politike e tipit UDB, që ka lidhje për shkak të detyrës, për faktorë e motive politike dhe të aktivitetit të tij të gjithanshëm.Ceremonia mortore ishte madhështore.Mori pjesë gjithë Lura, burra të ardhur nga Reçi, Dardha e Selishta, erdhën të shumtë edhe nga Mirdita.Në ceremoninë e përmortshme qënrim burrëror mbajti edhe nëna e tij Dila Marka Ndreca.Ajo ishte një grua e veçantë, me kontribute të jashtëzakonshme gjatë Luftës, përkrah Marka Ndrecës.Këtë e tregoi me pritjen e përcjelljen e partizanëve, në aksionet lokale e kombëtare për zhvillimin e Lurës.Ajo u zgjodh kryetare e organizatës së gruas në Lurë dhe e drejtoi me përkushtim e aftësi deri në fund. Ishte shembull në aksione për luftën kundër analfabetizmit, pjesëmarrjes së vajzave e të grave në luftë kundër zakoneve prapanike dhe afirmimin e së resë, modeli i gruas në familje e shoqëri. Kjo familje do të mbetet gjithmonë një trashëgimi e vyer për Lurën dhe lurjanët.
Lura, me bukuri përrallore, liqene, që krahasohenme Zvicrën e vendet nordike
Profili i Mark Ndrec Vladit, si dhe i nënës së tijDila Marka Ndreca, plotësohen më së miri në këtë monografi edhe nga opinion/vlerësimet e shkruara për të nga: Tefta Cami-ish-Ministre e Arsimit dhe Kulturës; prof. dr. Petrit Bara; Ahmet Kaçorri; Ilir Balili; Nezir Buci; Haziz Ndregjoni; Ramazan Vladi; Ded Llesh Doçi; Fadil Asllani; Han Sul Kaci; Lazam Istref Kaci; Ismail Staf Hoti; Qazim Prrejsi; Fatos Daci; Xhaferr Han Mena; Osman Vladi; Zef Vladi; Demir Osman Vladi; Aqif Ademi; Ali Ibrahim Mena; Halit Karasani; Pjetër Lleshi; Elta Lenin Vladi, Mevlud Buci dhe Nikoll Vladi. Këto opinion/vlerësime kanë si emërues të përbashkët atë që shkruan autori Preng Vorfi si dedikim: “Të shkruash për Lurën është sa e vështirë, por edhe kënaqësi, se ke të bësh me një trevë me histori të lavdishme në të gjitha periudhat e historisë, nga Mesjeta, Koha e Artë e Skënderbeut, luftërat, nga dyndjet sllave e deri në Luftën e Parë e të Dytë Botërore, Lufta e lavdishme Nacionalçlirimtare e deri me çlirimin e plotë të vendit. Ke të bësh me një zonë fiziko-gjeografike të rrallë, me bukuri përrallore, liqene, që krahasohen me Zvicrën e vendet nordike.Lurjanët janë një popull kreshnik.Në të gjithë rrjedhat e historisë kanë qëndruar kryelartë, si krahina e Kanunit, e unitetit të besimeve fetare dhe e Karareve. Lura është vendi që ka shkruar faqe të lavdishme të historisë dhe ka nxjerrë heronj, si: Gjok Doçi, burra shteti, si Dom Nikoll Kaçorri, nënkryetar i parë i Qeverisë së Vlorës, 1912, e dëshmorë në luftën për ruajtjen e trojeve shqiptare e deri te Marka Ndrec Vladi, që u flijua në krye të detyrës”