Albspirit

Media/News/Publishing

Qeveria “Mehdi Frashëri”, qeveria e intelektualëve

 

 

Mehdi Frashëri vdiq në Romë 60 vjet më parë, më 25 maj 1963

 

Nga Saimir Z. Kadiu

 

Që nga 4 dhjetori 1912, kur u krijua qeveria e parë e shtetit shqiptar me kryeministër Ismail Qemalin, kanë kaluar 111 vjet.

Me dhjetëra qeveri e kanë drejtuar Shqipërinë qysh nga ajo datë, disa me javë, disa me vite dhe disa të tjera me dekada.

Nga leximet empirike pa u futur në detaje dhe në krahasime të thella jam i impresionuar me kualitetet e qeverisë së Mehdi Frashërit (21 tetor 1935 – 7 nëntor 1936):

  1. Mehdi FRASHËRI (28 shkurt 1872- 25 MAJ 1963) – Kryeministër dhe Ministër i Drejtësisë (diplomuar ne Shkollën Civile të Administratës Mbretërore “Mylkie-i-Sehahané” në Stamboll për Shkenca Politike-Administrative).
  2. Fuat ASLLANI (1897-1981) – Ministër i Punëve të Jashtme (diplomuar ne Universitetin e Vienës për Drejtësi).
  3. Et’hem TOTO (1898-1937) – Ministër i Punëve të Brendshme (diplomuar në Firence për oficer xhandarmërie).
  4. Rrok GERA (1901 -1969) – Ministër i Financave (diplomuar në Universitetin e Vienës për Ekonomi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare).
  5. Nush BUSHATI (1896-1973) – Ministër i Arsimit (diplomuar për drejtësi në Universitetin e Vienës).
  6. Ndoc NARAÇI (1899-1987) – Ministër i Punëve Botore (diplomuar për Inxhinieri Elektrike në Universitetin Politeknik të Vienës).
  7. Dhimitër BERATI (1886 -1970) – Ministër i Ekonomisë Kombëtare, (diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politiko-Administrative dhe në Fakultetin e Drejtësisë të Bukureshtit).

Nuk besoj që qeveri të tjera të kenë patur në përbërje nivele të tilla intelektuale. Dhe të mendosh që një qeveri e tillë i përket vitit 1935, ku të paktën 90% e popullatës shqiptare ishte analfabete…

Një tjetër cilësi e kësaj qeverie ishte përfaqësimi i të krishterëve në qeveri (3 katolikë, 1 ortodoks dhe 3 myslimanë)… gjë që tregon edhe tolerancën dhe mirëkuptimin fetar në Shqipëri.

Mehdi Frasheri vdiq në Romë 60 vjet më parë më 25 maj 1963. Në ceremoninë e varrimit fjalimin solemn e mbajti Dhimitër Berati, një nga ministrat e qeverisë së tij.

Please follow and like us: