Albspirit

Media/News/Publishing

Varrosja e babait me një makine luksoze fut në panik konspiracionistët, nuk gjejnë lidhje me iluminatin

Një burrë nigerian e ka varrosur babanë e tij në një BMW të ri, në vend të një arkivoli, për t’i përmbushur premtimin. Djali i pasur, i identifikuar vetëm si Azubuike, humbi babanë e tij, në pleqëri, por sipas raporteve lokale gjithmonë i kishte premtuar atij një ditë se do të kishte një makinë të shtrenjtë. Ai nuk mundi ta bënte këtë kur ishte gjallë, kështu që vendosi ta varroste babanë e tij me një BMW krejt të re, në vend të një arkivoli në një varrezë lokale. Ngjarja ndodhi në fshatin e largët të Ihiala, Nigeri, Azubuike raportohet të ketë blerë veturen 66,000 £.  Një foto nga funerali është bërë virale në internet. Sipas NAIJ.com, vendasit u dëgjuan duke thënë se BMW-ja është e pajisur me Sat Nav për të ndihmuar babain të gjejë rrugën drejt portave të parajsës. I biri ka nderuar të atin me një udhëtim luksoz drejt parajsës. Ngjarja i ka kapur në befasi konspiracionistët botërorë, përfshi edhe ata ballkanikë, pasi nuk gjejnë lidhje me iluminatin, me cipabërësit, lozhën masonike dhe me shoqërinë e fshehtë që drejton bankat.

Please follow and like us: