PROFESORI NGA UNIVERSITETI “ST.KLIMENT OHRIDSKI” MBAN LIGJËRATË NË KOLEGJIN AAB
26 Maj 2023
Në kuadër të aktiviteteve sipas projektit “Ndikimi i BE-së në ndërtimin e paqes, pajtimit dhe demokratizimit në Kosovë” financuar nga Programi Erasmus + Jean Monnet Actions, zv.rektori i Universitetit “St.Kliment Ohridski”- Manastir njëherazi profesori Goran Ilik mbajti një ligjeratë në Kolegjin AAB. Tema e kësaj ligjërate ishte “Macedonian eurointegration path: Between Scylla and Charybdis – përvoja e Maqedonisë së Veriut: si mund t’i shërbejë Kosovës?”.
Profesori që është ekspert i fushës dhe në të njejtën kohë është kryeredaktor i revistës “Journal of Liberty and International Affairs” e indeksuar edhe në platformën Scopus shpjegoi hapat dhe rrugën që ka ndjekur Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit evropian, duke sjellur sugjerime të shumta që sipas tij mund të jenë të dobishme për Kosovën.
Sugjerimet e profesorit Ilik ishin të bazuara në njohuritë që ka si akademik, përvoja e tij personale, si dhe rrugën që ka kaluar Maqedonia e Veriut deri në fazën aktuale të integrimit.
Profesori nga Universiteti “St.Kliment Ohridski” mban ligjëratë në Kolegjin AAB