RAPORTI “WHO CARES”- PËRKUJDESI SI PUNË E PAPAGUAR NË KOSOVË” PREZANTOHET TE STUDENTËT E FAKULTETIT EKONOMIK
26 Maj 2023
Raporti “Who Cares – përkujdesi si punë e papaguar në Kosovë” është prezantuar para studentëve të Fakultetit Ekonomik në Kolegjin AAB. Ky raport është diskutuar me studentët e vitit të dytë të Fakultetit Ekonomik në Kolegjin AAB, që përbën një hulumtim i bërë nga Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari gjatë vitit të kaluar. Gjetjet e raportit janë se një person në Kosovë shpenzon mesatarisht 4.9 orë në ditë në përkujdes si punë të papaguar. Tutje shton se gratë kryejnë pjesën më të madhe të kësaj pune – ato shpenzojnë 6.9 orë në ditë në përkujdes si punë të papaguar, kurse burrat 3.5 orë.
Studentët kanë pasur rastin që të njihen më afër me të gjeturat e raportit, metodologjinë e përdorur për hulumtim dhe arsyet që fshihen prapa këtyre të dhënave.