Albspirit

Media/News/Publishing

RICARDO QUINTANA: TRISHTIM…

 

(Poet argjentinas)

 

E trishtueshme është kjo buzëmbrëmje

pa ditur asgjë për ty.

 

E trishtueshme është fshehja

e diellit,

pas plagëve

të reve.

 

E trishtueshme është kjo buzëmbrëmje

pa dëgjuar

fjalët e tua,

që janë për mua

regëtima qiellore.

 

Më këput shpirtin

e padurueshmja

mungesë jotja.

 

Pa shkëlqimin

e syve të tu,

në një të thellë

trishtim

më zhyt kjo buzëmbrëmje.

Shqipëroi B. Karabolli

Please follow and like us: