Miho Gjini: EZOPI DHE FABULAT E TIJ TË PËRJETSHME
Ese
(Nga shfaqja “Dhelpra dhe rrushtë” )
Sa herë që njerëzit mbeten ngushtë nga rrethanat e mbrapshta që krijojnë bashkëkohësit e mbrapshtë, që shtirren ndryshe nga ç’janë në të vërtetë e që “nuk lëshojnë pë “nga e tyrja, jo pak herë i drejtohen edhe Ezopit ,-më të parit “mjeshtër të fjalës“ të njerëzimit, esenca filozofike e të cilit i ka ”rrënjët” në aftësinë interpretuse, në bukurinë e shpirtit njerëzor, në mençurinë e popullit dhe në filozofinë e tij të egzistencës… Një figurë universale dhe shumë e dashur…
Dramaturgu brazilian Figueiredo, mundi të krijojë edhe një dramë për figurën e tij proverbiale, se si me anë të fjalës së mençur, dijti të fitojë edhe lirinë e tij, nga skllavëria e padronëve delirantë e kokëbosh, të cilit i vendosën si kusht për ta fituar lirinë, që “të thithte detin”, e ai gjeti dhe përgjigjen vendimtare që do ta linte Ksantin pa mend e pa gojë! Ndërkohë që kishte refuzuar dhe dashurinë e Kleas së bukur, për hir të asaj lirie që do të vinte në telashe edhe “reçenzentët” e politikës bashkëkohëse komuniste! Kur mesazhi i tij universal, binte ndesh me parimin marksist, se “Liria fitohet nga gryka e pushkës”! Aqsa shfaqja, aq e bukur e regjisorit Mihal Luarasi, me interpetimet virtuoze të Kadri Roshit (EZOPI), Margarita Xhepa (KLEA) e Lazër Filipit (KSANTI), do të hiqej nga repertori i teatrit prej kokëboshëve fanatikë të partiakëve të diktaturës…
Po edhe për diçka tjetër: se, ky Ezopi i lashtësisë, me interpretimet e tij, thoshte edhe ca esenca filozofike të mbijetesës, me “rëndësi therëse” të jetës reale, në trajtat më konçize të simbolikës e të figurave letrare, për të dalur tek morali e virtyti njerëzor. Me një mori rrëfenjash të shkurtëra për ata persona, të pushtuar nga lakmia e babëzia, që donin të arrrinin “të pamundurën” me dinakëri (“Dhelpëra e rrushtë”, “Dhelpëra dhe miu” etj.) dhe se “Gjuha kocka s’ka e kocka thyen”, kur në realitetin e shrëngesës së djeshme, pa liri të personit, kudo e kurdoherë, “librat e kuqe” të Enverit dhe mjetet e propogandës (gazetat e Radio-Televizioni), e vinin theksin tek “ideologjia e propoganda e Partisë së Punës”, jo tek gjuha e fjala e mençur e një skllavi nga Greqia e lashtë!… Gjithsesi, lypsej që edhe fabula e Ezopit, duhej përzgjedhur, që t’i përshtatej “kohëve moderne”!…
Duke iu referuar, po kështu, edhe fabulistëve te mëvonshëm , sikundër qe Krillovi në Rusi, La Fonteni në Francë, apo edhe Naimi, Santori e Andon Zako Çajupi në Shqipëri. Ndërsa me fabulistë të kohës tonë si Dritëro Agolli,Gjikë Kurtiqi, Ferit Lamaj, Vasil Gjivogli, Ymer Nurka, Izet Çulli, lljaz Bobaj, Kostandin Vogli etj. është vënë re lëvrimi i suksesshëm i kësaj “gjinie të vogël” me një vlere të madhe, në mënçurinë sintetike të fjalës, që u drejtohet njerëzve, nëpërmjet “botës së shpendëve e të kafshëve të pyllit”, në trajtat më konçize, herë me poezi e herë me prozë. Nganjëherë edhe me dialogje të mprehta, duke e “pikuar” esencën e moralit ne dy vargjet poetike fundore të fabulës… Disa herë kam shkruar për fabulat e Vasil Gjivoglit nga Piqerasi që është edhe ndër miqtë e mi të preferuar, por ja tek e kam e nuk e lëshoj dot nga dora, edhe një përkthim nga greqishtja të fabulave të Ezopit nga Iljaz Bobaj i Lazaratit, prej librit me fabula të përzgjedhura prej Pipinas Cimikalit…
Dhe është pikërisht ky libër i botuar që në vitin 2003, që më nxiti e më frymëzoi për këtë shkrim të rradhës. Se aty gjen rrëfime të thjeshta e fare të shkurtra në prozë, që flasin me mençuri, për jetën dhe njerëzit, edhe pse personazhet janë përzgjedhur nga kafshët e pyllit dhe llojet e zogjve e të zvarranikëve, ashtu sikundër i gjejmë edhe në jetën reale të shoqërisë. Duke filluar që nga fabula e famshme “Dhelpra dhe rrushtë”, kur bëjmë fajtorë rrethanat, apo edhe të tjerët, për gjëra që nuk i arrijmë dot, duke vazhduar me 341 fabula të tjera: për mashtruesit e lindur e mosmirënjohësit, për mburravecët e delirantët, për të sëmurët për mend e gënjeshtarët, për të ligjtë dhe të pabesët, për ata që duan ta kenë mirë me të gjithë (me të mirë e të ligjë bashkë!), me miqtë e rremë, si edhe për të gjithë, ata që shtirren në gjithë jetën e tyre, ashtu sikundër nuk janë në jetën e vërtetë.
”Këta, -thotë Ezopi, – nuk ndryshojnë me asgjë,-qoftë edhe për mirësinë që mundemi t’u afrojmë (Fabula “Pabesia”)”. Ndërsa, me fabulën “I kafshuari nga qeni”, rrëfehet se, kur joshet zemërligësia, njeriu nxitet për të bërë padrejtësi edhe më të mëdha. Në të kundërtën, tek fibula ”Udhëtari dhe Ariu” thotë se, të gjithë ata që tregojnë bujari me këdo, nuk vlejnë të quhen mirëbërës, po duhen të qortohen si të pamend… Ndërkohë që, nëpërmjet fabulës “Mburaveci” flet dhe për gjithë ata krijues që s’kanë ç’u duhen fjalët e tepërta, kur flet qartë vepra e tyre, që shekuj më vonë e përsërit si një “devizë” të veçantë për shkrimtarët e poetët mburravecë (të vetëquajtur si të tillë), poeti gjenial gjerman Gëte!
Në fabulat më të mira të këtij lbri, prej këtij njeriu të skllavëruar, nga pronarët e dikurshëm, “rreh gjoksi” liridashës i njerëzve të thjeshtë, këmbëngulja e tyre drejt lirisë, pa u dorëzuar aspak, deri në fitoret e veta (“Lepuri dhe breshka”). Dhe se, për këtë, duhet punuar shumë, gjer në mbijetesën e jetës normale, (“Karkaleci dhe milingona”), një fabul që aq shumë do t’i pëlqente shekuj më vonë edhe La Fontenit francez e që do ta trajtonte edhe më bukur, në trajtën poetike e në vlera të tjera të formës artistike…
Duke arritur kështu disa vlera plotësuese të moralit e virtytit (te fabula “Pëllumbi e milingona”), ku rrëfehet se si milingona e shpëton pëllumbin, në çaste kritike, tek donte ta vriste gjuetari dhe kur, si shpërblim, edhe pëllumbi e kishte shpëtuar milingonën nga mbytja e sigurt. Si edhe në mesazhin tjetër, po kaq të lartë të egzistencës: ”Ata që sillen me dinakëri me shokët tyre, shpesh e pësojnë edhe vetë”,- që shprehet aq bukur në fabullën “Gomari, dhelpra dhe luani”…
Ezopi,-si “Babai i Fabulës” është edhe i pari që u dha frymëmarje personazheve të tij, qofshin këta nga egërsirat e pyllit, po ashtu edhe nga kafshët e buta, në shërbim të njeriut, si edhe objekteve, sendeve e stinëve të vitit. Duke i kategorizuar, në një paralele me jetën njerëzore, në të mirë e në të këqij, në miq dhe armiq. Ky personifikim mbeti edhe në fabulistët e mëvonshëm, po edhe në psikozën e fëmijëve, që me aq interesim e ndjekin fabulën e përrallën, me të tillë personazhe, ku gjithmonë ujku do përfaqësojë grabitqarin e përdhunshëm, delja viktimën e urtë e qengjin e pafajshëm, ariu, – si personifikim i marrëzive dhe papjekurisë së tij, dhelpra,- kafshën dinake e pula me zogjtë e saj, – të pambrojturit. Deveja, kali e gomari, si kafshë punëtore, si edhe milingonat gjithmonë shembëllore. Dhe kështu mund të rradhiten simbolet për ullirin e për ferrën, për shqiponjën dhe mëshqerat, për peshkaqenët e cironkat, per detin e lumin… Ka gjithmonë një antagonizm ndarës, sikundër ndodh edhe në veprat e dramarugjisë e të letërsisë, po ashtu dhe në veprat e artit… Në një farë mënyre, fabula është e mbetet zanafilla e letërsisë e artit, i një imitimi të natyrës përreth, sikundër e paraqet edhe Aristoteli në veprën e tij “Poetika”.
E gjithë jeta e këtij filozofi popullor, (eapsod, rrëfenjës, interpretues), nga Ishulli Samos i Egjeut, që hera-herës mbulohet nga mjegullnaja e kohrave prehistorike (sikundër është fiksuar nga v.620-564 para erës së re), është vënë shpesh edhe në mëdyshje të egzistencës, sikundër u vu edhe rapsodi i verbër, Homeri i antiktetit e Shekspiri, kolosi i Mesjetës dhe i të gjitha epokave të mëvonshme, nga vetë madhështia e veprës së tyre, nga mënçuria e fjalës së shprehur. Ndofta edhe nga që, më shumë se krijues i fabulës, ai është i njohur si interpretues i saj, duke e ndritur jetën e vet, po edhe të veprimtarive e të njerëzve përreth tij. Rrëfenjat e interpretuara prej tij, nuk ishin që të gjitha të tij, po atyre ai u dha jetë e me to frymëzonte të tjerët. Morën gradualisht autorësinë e tij. Fabulat, përrallat e proverbat e interpretuara nga ky aktor i madh i lashtësisë, janë të shpëndara në popullin e tij, që e rrethonte pa rreshtur, për ta dëgjuar. Të trashëguara nëpër breza njerëzorë e epoka shoqërore. Dhe qenë këto interpretime të rralla që i dhanë lirinë e dëshiruar skllavit Ezop e që Figueiredo mori frymëzimin të shkruante dramën heroike “Dhelpra dhe Rrushtë”, ku figura e Ezopit gjeti interpretimin brilant prej aktorit Kadri Roshi, “Artist i Popullit” dhe “Nder i Kombit”. Kadri Roshi-Ezop, me interpretimin e tij e dha figurën e fabulistit me mjeshtëri të lartë, ashtu sikundër qe në lashtësi: i thjeshtë e i mençur, njeri stoik, me karakterin e fortë e të ndershëm, të palëkundur, deri në fund, gjersa fiton liriinë e bëhet qytetar i botës antike greke.
Mirëpo për të, kanë folur dhe bashkëkohës të nderuar e filozofë si Aristoteli, Herodoti e Plutarku. Ky i fundit dëshmon se në traktatet e tij filozofike: “Ezopi ishte një konkurent popullor në listën e shtatë të të urtëve”. Dhe, disa nga thëniet e Ezopit kanë mbetur të shkruara nga bashkëkohës e pasardhës të ndryshëm, si këto fjalë të urta: ”Asnjë akt mirësie, sado i vogël, nuk është tretur kurrë”… ”Po t’i thuren elozhe, ligësia bëhet akoma më e tmerrshme”!… ”Secili gjykohet nga miqtë që zgjedh”… ”Fyerjet mund të falen, po jo të harrohen”. Fjalë të arta, nga një njeri i shëmtuar fizikisht që e kishte shpirtin më të bukur, në këtë botë të pandryshuar, nga po ato vese të pandryshuara akoma, deri në ditët e sotme…!
Tre herë kam shkuar në Samos e kërkoja gjurmët e tij, të paktën edhe një shenjë, një emër rruge, një bust të thjeshtë a një monument madhështor, sikundër e meritonte! Zbrisja shkallaret e pafundme të Samosit, drejtë sipërfaqes së qetë të detit e ndalesha tek “Sheshi i Luanit”, e më të fortit, që duhej të kishte monumentin e këtij oratori që u drejtohej njerëzve me MAGJINË E FJALËS. Po asgjë e tillë nuk do të gjendej për këtë artist të rrallë të fjalës, që i dha botës ca më shumë DRITË NGA DRITA E TIJ!
Vepra e Ezopit nga artistja Irina Hysi.
Post-Impressionism
Dimension 37×28
mixed technique on cardboard
Athinë, më 24 maj 2023