MBAHET PANELI I DYTË I KONFERENCËS STUDENTORE SHKENCORE TË FAKULTETIT TË KOMUNIKIMIT MASIV DHE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE
27 Maj 2023
Tema të shumta janë prezantuar dhe diskutuar nga studentët e dy fakulteteve të Kolegjit AAB ai i Komunikimit Masiv dhe Administratës Publike. Në panelin e dytë të organizuar si pjesë e konferencës studentore shkencore, studentët kanë zgjedhur çështje të shumta preokupuese për shoqërinë dhe vendin.
Disa nga to ishin: Kontrollimi i fakteve në epokën e mediave sociale: Sfidat dhe mundësitë e gazetarisë cilësore; Ndikimi i mediave sociale në politikë; Gjuha e urrejtjes online, vështrim kritik; Demokracia e mediave sociale etj.
Moderator në këtë panel ishte profesori i Fakultetit të Komunikimit Masiv, Gazmend Abrashi.
Please follow and like us: