Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Ishin dhe s’ishin

Mehmet Aliu, shqiptari që themeloi Egjiptin modern, mbështetej te egjiptianët vendas për arsimin, ndërsa punësoi shërbimet e mjekëve francezë dhe specialistëve në departamentin e shëndetësisë.
Ai nuk u mbështet tek shqiptarët në çështjet administrative dhe i përdori ata fillimisht për t’u ngjitur në shkallët e pushtetit, më pas i la mënjanë kur nuk i përdorte më. Pasardhësit e tij identifikoheshin vetëm si egjiptianë. Madje disa prej tyre madje bënin thirrje për nacionalizëm arab.
Gjatë Luftës Egjipto-Osmane (1831), diplomati francez Baron de Bois le Comte e pyeti djalin dhe pasardhësin e caktuar të M. Aliut, Ibrahim Pashën, pse lufton kundër turqve kur ai është njëri prej tyre. Ibrahimi u përgjigj: “Unë nuk jam turk, sepse erdha në Egjipt si djalë dhe që atëherë dielli i Egjiptit më egjiptizoi dhe më ndryshoi gjakun dhe e bëri arab”.

Please follow and like us: