Albspirit

Media/News/Publishing

Ndue Ukaj: Sot në këtë ditë mërzie për Kosovën…

Nuk ka gja ma të gërditshme se sa m’i pa tufat budallenjve të rrjeteve sociale tek mundohen të justifikojnë udhëheqësin për gjithçka e tek i bien në gjunjë kultit të tij dhe i blatohen si të ishte një i shenjtë i madh dhe i panjollë.

A në fakt i përulen një njeriu me përpolot njolla, madje fort të këqija.

Por ma së shumti m’tmerron fakti kur shoh ca të atillë që i kam mendu si mendje normale tek manifestojnë ndjesi gati sensuale kur flasin për udhëheqësin.

Njerëz: qeveria më e mirë nuk ekziston e kjo e Kosovës është e keqe dhe prej sotit është stërkeqë aq shumë sa duhma e keqe e ka ngulfatë.

Është vërtet m’u çuditë kur kësaj valle neveritëse antiamerikane i gëzohen ca njerëz që pretendojnë se gëzojnë të drejtën me mendu dhe të njëjtën nuk e kanë humbë e as nuk e kanë delegu te udhëheqësi.

Këtyre duhet me iu kujtu mendimet e meçme se opinioni i dhjetë mijë njerezve nuk ka kurrënjë vlerë nëse asnjë prej tyre nuk di gja për temën.

Krejt këta që po flasin sot kundër Amerikës janë do mjerana e budallenj pa njohuri elementare politike e të infektuar nga virusi i tmerrshëm enverist.

Sot në këtë ditë mërzie për Kosovën, kur politikanët e idhët e kanë tronditë secilin njeri normal, të shihesh se ka njerëz që justifikojnë marrëzinë politike dhe gjykojnë e vlerësojnë sipas kriterit të turmave –  vërtet është e shokuese.

Please follow and like us: