2 QERSHOR/MBAHET KURSI I RADHËS NË KUADËR TË EVP NË KOLEGJIN AAB
29 Maj 2023
Kursi ndërkombëtar i kategorisë së III do mbahet me datën 2 qershor 2023, nga ora 09:00 – 14:30 dhe do të jetë një ditor. Tematika e këtij kursit do jetë: “Roli i infermierit në menaxhimin e medikamenteve dhe siguria e pacientit”.
Ky kurs është i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës si kurset tjera paraprake me 8 pikë kredituese. Të drejtë aplikimi kanë të gjitha profilet shëndetësore dhe jo-shëndetësore me interes për të mësuar mbi sfidat në kujdesin shëndetësor në menaxhimin e dhimbjeve tek pacientët me sëmundje të ndryshme.
Pagesa për studentë është 10 euro kurse për profilet tjera është 15 euro, por fillimisht duhet të aplikoni në këtë link, pastaj pranoni emailin e aplikimit dhe pagesën duhet ta bëni në këtë nr xhirollogarie: TEB 2014 0000 0848 9233. Pastaj pagesa duhet të dorëzohet si kopje fizike tek zyrja e Asistentëve të Infermierisë jo më larg se një ditë para datës së trajnimit apo përmes emailit: evp@universitetiaab.com.
Pjesëmarrja është e limituar!
Me 2 qershor do të mbahet kursi i radhës në kuadër të EVP në Kolegjin AAB