Mimoza Bici: Jam zgjuar…
Jam zgjuar
nga një ëndërr e purpurt
që po më vdiste
Një fjongo blu
varur shpirtit të bardhë
m’u lidh gushës
ku vet dora e asaj që linde
e shtrëngonte kaq shumë
për t’mos fluturuar.
Befas
fjongo të tjera
lidhën duart, këmbët
thua ishin metale të lehta
zbukuruar si vet djalli që lind nga ngjizja me një përbindësh
shndërruar në fjongo të purpurt
e të të vdes dalngadalë.
Tashmë tek unë s’ka mbet më qenie njeriu
Nuk kanë ç’të më shtrëngojnë më.
Zoti ka zbrit sa pasqyroi dikë si shpirtin tim
e iku më pas….
E unë zgjohem
mbuluar me ngjyra pranvere
Si një qenie e padukshme
duke përgatitur
vazon time të mbjell diku
pranvera ka ardhë…
(Mimoza Bici, “Një vazo diku”, poezi, Tiranë, 28 maj 2023).
Please follow and like us: