MUNDËSI PËR PUNË PRAKTIKE NGA AKADEMIA E DREJTËSISË PËR STUDENTËT E FAKULTETIT JURIDIK
29 Maj 2023
Njoftohen studentët nga niveli bachelor viti i tretë dhe viti i katërt master nga Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB se Akademia e Drejtësisë do të ofroj mundësi për punë praktike për 3 studentë (pa pagesë). Kohëzgjatja e praktikës është 3 muaj me mundësi vazhdimi edhe për 3 muaj tjerë. Dokumentet e kërkuara për aplikim janë: CV, letra motivuese dhe certifikata e notave.
Për të aplikuar duhet të merrni aplikacionin në Dekanatin e Fakultetit Juridik, në Kolegjin AAB. Aplikacionit i bashkangjiten dokumentet e kërkuara për punë praktike. Dosja e plotësuar e aplikimit dorëzohet në zyrën Dekanatin e Fakultetin Juridik. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 3 qershor 2023.
Personi kontaktues: Prof. Ass. Dr. Fatmir Qollakaj
Detajet rreth aplikimit dhe kritereve i gjeni më poshtë:
Programi i praktikës – detyrat dhe përgjegjësitë:
• Mbështet Udhëheqësin e Programit në planifikimin dhe realizimin e programeve trajnuese dhe në mbarëvajtjen e trajnimeve;
• Siguron mbështetje administrative, duke mbajtur kontakte me trajnuesit dhe pjesëmarrësit në trajnimet;
• Ndihmon Udhëheqësin e Programit dhe trajnuesit e AD-së në hartimin e programit trajnues;
• Asiston në planifikimin, organizimin, hartimin, koordinimin dhe vlerësimin e programeve trajnuese dhe planin e punës së AD-së, si dhe harton raporte për mbarëvajtjen e trajnimeve;
• Kryen edhe punë tjera shtesë sipas nevojës së Institucionit.
Kualifikimet e kërkuara:
• Kandidati / ja duhet të jetë i diplomuar në Fakultetin Juridik apo student i vitit të fundit;
• Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
• Të ketë aftësi komunikimi me palë;
• Shkathtësi të mira ligjore në hartim të dokumenteve;
• Shkathtësi në përdorimin e programeve kompjuterike (Ëord, Excel, Poëer Point);
• Aftësi për punë në ekip;
• Njohuria e gjuhës serbe apo angleze do të konsiderohet përparësi;
Mundësi për punë praktike nga Akademia e Drejtësisë për studentët e Fakultetit Juridik