PANELI I KATËRT GJATË KONFERENCËS STUDENTORE SHKENCORE SJELL PREZANTIMET E STUDENTËVE PËR TEMAT AKTUALE NË KOSOVË
27 Maj 2023
I moderuar nga profesori i Fakultetit të Administratës Publike, Donik Sallova, është mbajtur edhe paneli i katërt me radhë në konferencën studentore shkencore. Studentët pjesëmarrës në këtë panel sollën dhjetëra prezantime që ndërlidheshin me temat më aktuale në Kosovë.
Këto tema kishin të bënin me: Riintegrimin dhe integrimin e të riatdhesuarve në Kosovë; Etika e komunikimit në administratën publike; Diplomacia digjitale dhe imazhi ndërkombëtar i Kosovës; Dimensioni propagandues i fake news; Marketingu politik në epokën e rrjetëzimit etj.
Pas mbajtjes së paneleve studentët pjesëmarrës në këtë konferencë janë certifikuar nga dekani i Fakultetit të Komunikimit Masiv Hasan Saliu dhe dekani i Fakultetit të Administratës Publike Petrit Bushi.