Turi diplomatik i ambasadorit Li Hui, si vazhdim i propozimit kinez për të gjetur paqe globale
Artur Nura
Siç e kemi cekur edhe në dy shkrimet e mëparshme turi diplomatik shumë I rëndësishëm kinez për të nxitur dialogun Rusi / Ukrainë kundrejt një mundësie paqeje pas kësaj lufte të përgjakshme ka përfunduar me vizitën e ambasadorit Li Hui në Bruksel dhe Moskë.
Padyshim që bëhet fjalë për negociata shumë komplekse dhe të vështira kur e dimë që palët tashmë janë në konflikt të armatosur dhe të dhunshëm dhe trupat ushtarake ruse kanë okupuar një territor shumë të rëndësishëm të Ukrainës.
Të gjitha palët në Perëndim e kanë cilësuar këtë sulm ndaj Ukrainës si të pa nxitur dhe të pajustifikuar, ndërsa Kina ka mbajtur një qëndrim disi neutral. Turi diplomatik i ambasadorit Li Hui edhe detyra që ai përfaqësoi tregon që Kina nuk do të jetë thjesht aleate e njërës palë, por të dyjave dhe për më tepër urë dialogu midis Perëndimit dhe pjesës tjetër të globit ku bën pjesë edhe vetë.
Thënë kjo, le të jemi të qartë që në diplomaci nuk performohet për “frymë të shenjtë”, apo altruizëm, por për interesa pragmatiste në këtë rast janë në favor të dialogut midis palëve dhe përfundimit të luftës. Ky opinion forcohet kur lexon shënimet zyrtare të bisedimeve të cilat i kemi cekur më parë dhe sjellim në vëmendje të lexuesit te stacionet e fundit ju rastësisht Bruksel dhe Moskë.
Ndalesa e ambasadorit Li Hui në Bruksel
Li Hui zhvilloi bisedime të veçanta me Frederic Bernard, kreun e kabinetit të Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe Enrique Mora, zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, në Bruksel.
Ndalesa e ambasadorit Li Hui në Bruksel
Çfarë tha i dërguari kinez? Kina ka mbajtur gjithmonë një qëndrim objektiv dhe të paanshëm për çështjen e Ukrainës dhe promovon në mënyrë aktive bisedimet e paqes. Kina dhe BE ndajnë shumë konsensus mbi këtë çështje. Kina mbështet forcimin e autonomisë strategjike të vendeve evropiane dhe përpjekjet për stabilitetin afatgjatë të kontinentit evropian.
Çfarë tha pala e BE-së? Zyrtarët e BE-së folën mirë për rolin pozitiv që Kina luan në zgjidhjen paqësore të konfliktit dhe thanë se vlerësojnë parimet në dokumentin që përshkruan pozicionin e Kinës për zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë. BE ndan shumë interesa të përbashkëta në lidhje me çështjen e Ukrainës me Kinën.
Ndalesa e ambasadorit Li Hui në Moskë
Ambasadori Li Hui zhvilloi bisedime me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Andrei Rudenko e Mikhail Galuzin, të dy zëvendësministra të jashtëm të Rusisë, në Moskë.
Çfarë tha i dërguari kinez? Kina ndjek gjithmonë qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, mban një qëndrim objektiv dhe të drejtë dhe promovon në mënyrë aktive bisedimet e paqes. Kina gjithmonë bën gjykimin e saj në mënyrë të pavarur bazuar në meritat e çështjes. Kina qëndron gjithmonë në anën e paqes dhe dialogut dhe në anën e duhur të historisë.
Ndalesa e ambasadorit Li Hui në Moskë
Çfarë tha pala ruse? Rusia vlerëson dëshirën e sinqertë dhe përpjekjet praktike të Kinës për të promovuar një zgjidhje paqësore të krizës në Ukrainë dhe beson se parimet dhe qëndrimi përkatës i Kinës janë të favorshme për një zgjidhje paqësore.
Cili është qëndrimi dhe propozimi Kinez për Paqen?
Thënë këto më sipër duke cituar burimet zyrtare të palëve vëmendja të shkon të dokumenti të cilin ka propozuar Kina për zgjidhjen e konfliktit Ruso/Ukrainas me shtytje ndërkombëtare duke nisur nga propozuesi i vetë dokumentit me 12 pika, pra Kina, për të cilin flitet pak në media!
Propozimi prej 12 pikash për zgjidhjen politike të konfliktit të bërë nga Kina më 24 shkurt, në përvjetorin e parë të pushtimit të Ukrainës nga ushtarët e Moskës, konsiston ne kërkesën që të njihet botërisht sovraniteti i të gjitha vendeve.
Ndalesa e ambasadorit Li Hui në Ukrainë
Një qasje larg situatave të Luftës së Ftohtë ndërsa edhe bëhet thirrje për ndërprerjen e armiqësive, duke theksuar ftesën për të mbështetur Rusinë dhe Ukrainën në rifillimin e dialogut të drejtpërdrejtë në funksion të një armëpushimi global, për të ushtruar moderim, për të parandaluar “daljen jashtë kontrollit” të krizës.
Po ashtu theksohet çështja thelbësore e sigurisë së impianteve të prodhimit të energjisë bërthamore. Kina shprehimisht këtu jo vetëm që kundërshton sulmet kundër termocentraleve bërthamore, por gjithashtu mbështet Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në veprimin e saj për të promovuar sigurinë e centraleve.
“Armët bërthamore nuk duhet të përdoren dhe luftërat bërthamore nuk duhet të zhvillohen” është deklarata lapidare që përmban ky propozim me kërkesën se kërcënimi i përdorimit të tyre duhet të kundërshtohet dhe të parandalohet përhapja bërthamore dhe të shmanget kriza bërthamore. Gjithashtu në këtë pikë është bërë i qartë qëndrimi kinez, i cili kundërshton kërkimin, zhvillimin dhe përdorimin e armëve kimike dhe biologjike nga çdo vend dhe në çdo rrethanë.
Së fundi, ekziston një bllok kushtuar ndikimit global të luftës në Ukrainë. Në pikën e nëntë, në fakt, tema e krizës ushqimore, në lidhje me të cilën Pekini kërkon të lehtësojë eksportet e grurit nga shtetet ndërluftuese për të garantuar sigurinë ushqimore globale.
Kërkesë tjetër që i kushtohet sanksioneve, të cilat nëse vendosen në mënyrë të njëanshme duhet të dënohen sepse nuk mund t’i zgjidhin, por përkundrazi e përkeqësojnë situatën. “Kina – thotë dokumenti – kundërshton sanksionet e njëanshme të paautorizuara nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara”.
Një synim thelbësor për Pekinin është stabiliteti i zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit, të cilët duhet të ruhen dhe të garantohen për të lejuar funksionimin e duhur të sistemit ekonomik botëror.
Nënvijëzuar këto pika të propozimit të Kinës për të nisur dialogun duhet qartazi kanë qenë shinat në të cilat i emëruari në muajin e kaluar nga presidenti kinez Xi Jinping, pas një bisede telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe pikërisht mbas vizitës te tij në Moskë, pra ambasadori Li Hui ka përcjellë ne këtë tur diplomatik për të testuar ujërat dhe për të promovuar formulën e Pekinit për paqen duke ja lënë mundësinë dy palëve në konflikt zgjidhjen nëpërmjet dialogut i mbështetur nga faktori ndërkombëtar./cri.cn