Albspirit

Media/News/Publishing

Alfons Zeneli: SUI GENERIS

 

Mblodhi ëndrrat, sytë,

fatin, gjysma trupash.

I mblodhi të gjitha, të gjitha orenditë.

Nga pas mbetën ditë dhe qiej

kryqëzuar

me vija pendimesh.

Këngët e ndiqnin nga pas

si sy kuajsh të mbushur dëshpërim.

Përpara shtrihej nata.

E njejta natë si në të gjitha jetët:

e qelqtë, e ngrirë

me fjongo yjesh kujtimi,

kuptimi

dhe fustanin prej tisi të zi.

 

Po ikte drejt shtigjesh të njohur

i dashuruar me pikëllimin e tij.

Please follow and like us: