Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Shkencë komuniste, shoku bolshevik Lysenko

Askush nuk e ka përmendur emrin e tij. Po njeriu i vetëm në histori që mund të thuhet se është përgjegjës për një zi buke shkatërruese në dy vende të ndryshme – dy nga vendet më të mëdha në botë. Njihuni me Trofim Lysenkon, agrobiolog, idetë e tij për bujqësinë janë kryesisht përgjegjëse për miliona vdekje.
Nëse je komunist, ky është njeriu që mund ta fajësosh për shumë nga 100 milionë vdekjet që kanë bërë të shahet ideologjia jote e preferuar.
Lysenko nuk e nisi keq. Ai kishte disa ide novatore (në sipërfaqe). Së pari, ai mendoi se nëse do të mbillni farat më thellë në tokë, ato do të ishin më të frytshme. Dhe toka punohej e bëhej “qilizëm”. Për një tjetër, ai mendonte se bimët rriteshin në bazë të sasisë së nxehtësisë që merrnin gjatë jetës së tyre. Një ide e tretë, e quajtur vernalizimi, në të vërtetë u testua në një shkallë të vogël dhe pati njëfarë suksesi – Lysenko po përpiqej të gjente një mënyrë për të mbajtur grurin dimëror që të mos vdiste në dimrat brutalë rusë. Ai i trajtoi farat për t’i bërë ato rezistente ndaj lagështirës dhe të ftohtit, dhe kjo funksionoi. Megjithatë, ai gjithashtu supozoi gabimisht se korrat e ardhshme të bazuara në farat e trajtuara dhe pasardhësit e tyre do të fitonin të njëjtat karakteristika – dhe nuk është aq e thjeshtë, jo për një kohë të gjatë. Edhe idetë e tjera nuk funksionuan. Nëse i keni mbjellë farat shumë thellë në tokë, ato nuk do të dalin kurrë në sipërfaqe edhe nëse kanë zënë rrënjë, dhe ideja për nxehtësinë ishte krejtësisht e gabuar. Dhe ai hodhi poshtë plotësisht konceptet e gjenetikës dhe ADN-së, në thelb duke hedhur poshtë të gjitha teoritë e Mendelit në favor të ideve të tij.
Një djalë i quajtur Jozef Stalin, një tjetër sovjetik që kishte një rini të vështirë dhe bënte diçka nga vetja, e donte Lysenkon dhe e vendosi në krye të të gjithë programit bujqësor sovjetik. Dhe ai qëndroi atje, gjatë gjithë kohës së mbretërimit të Stalinit dhe shumë më vonë, si drejtues i Institutit të Gjenetikës të BRSS deri në vitin 1965.
Në atë kohë, një fshatar tjetër në një vend tjetër të madh kishte marrë pushtetin dhe kishte krijuar qeverinë e tij komuniste. Mao Ce Duni idhulloi Jozef Stalinin. Disa nga këshillat që Xhaxhi Xhoi i dha Kryetarit Mao ishte adoptimi i Lisenkoizmit në Kinë. Mao i vuri idetë e Lysenkos në ballë të reformave bujqësore. Dhe kështu ndodhi që dhjetëra miliona fshatarë kinezë vdiqën nga uria. Lysenko, i cili kurrë nuk i vuri në dyshim idetë e tij edhe pasi ato nuk funksionuan kur u zbatuan në shkallë kombëtare në dy vende të ndryshme dhe që përdori miqësinë e tij me Stalinin e pasardhësit e tij për të shpëtuar dhe për të heshtur çdo kritikë, nuk u mbajt kurrë përgjegjës për atë që kishte shkaktuar.
Ai u turpërua publikisht pasi Hrushovi u rrëzua dhe u shkarkua nga posti i tij, por u lejua të tërhiqej dhe të jetonte në paqe deri në vdekjen e tij në vitin 1976. Qeveria e BRSS nuk e shpalli vdekjen e tij vetëm pasi u varros. Trashëgimia e ideve të Lysenkos zgjati shumë më gjatë dhe vetëm në ditët e fundit të Bashkimit Sovjetik që ndikimi i tij malinj u spastrua plotësisht nga bujqësia ruse. Ai mori Urdhrin e Leninit shtatë herë dhe u bë Hero i Punës Socialiste. Është pothuajse qesharake derisa të mendosh se sa njerëz vdiqën për shkak të tij.

Please follow and like us: