Silvana Begaj: Kosova nuk do të jetë më Serbi!
Kosova po kalon ditë të vështira.
Në Veriun e Mitrovicës ka shpërthyer një dhunë e egër e bandave të Vuçiç që pretendojnë se po kërkojnë të drejtat e tyre, por që në të vërtetë refuzojnë çdo gjë shqiptare.
Refuzojnë që Veriu i Kosovës të jetë pjesë e Republikës së Kosovës. Ëndërrojnë të kenë nën këmbë territoret tona!
Bandat e Vuçiç çdo natë ëndërrojnë Serbinë e Madhe!
Kjo është e vërteta!
Kryeministri Albin Kurti kërkon të vendosë dhe me forcë madje, të drejtën e Kosovës dhe sovranitetin e saj në këtë pjesë të pushtuar nga bandat e Vuçiç.
Kjo përpjekje meriton mbështetje e respekt nga e gjithë Shqiptaria.
Por nga ana tjetër Kosova dhe kryeministri Kurti e ka jetike mbështetjen e aleatit tonë SHBA!
Ndaj të nxisim dhe mbështesim çdo përpjekje që kjo miqësi të mos thyhet e që këto keqkuptime të tejkalohen.
Në çdo rast e në çdo kohë, Serbia dhe e gjithë bota mbarë duhet ta dijë, edhe në raste kur duhet do të ua rikujtojmë, se Mitrovica është shqiptare dhe Kosova kurrë nuk do të jetë më Serbi derisa të marrë frymë dhe shqiptari i fundit mbi dhe!
Please follow and like us: