Ismail Kadare, i ftuar nderi i Panairit të Prishtinës
Shkrimtari ynë i shquar, Ismail Kadare do të jetë i pranishëm në ditët e Panairit të 23-të të Librit i ftuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës. Ismail Kadare do të takohet me lexuesit e tij dhe për herë të parë do të paraqesë veprën e plotë në shtatë vëllime botuar nga Onufri.
Kadare është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, mes të cilave:
Prix mondial Cino Del Duca, Francë, 1992;
Çmimi “Bokaçio” Itali, 1997;
Herder Prize, Gjermani, 1998;
Ovid Prize, Rumani, 2003;
Çmimi Man Booker International, Britani, 2005;
Princi i Asturias për Letërsinë, Spanjë, 2009;
Çmimi “Lerici Pea”, Itali, 2010;
Çmimi Jeruzalem, Izrael, 2015;
Commandeur de la Légion d’Honneur (C. LH), Francë, 2016;
Çmimi “Nonino”. Itali, 2018;[34]
Çmimi Park Kyong-ni, Korea e Jugut, 2019;
Neustadt International Prize, SHBA, 2020;
Bujar Hudhri: Kadare, shtatë dekada krijimtari në shtatë vëllime