Albspirit

Media/News/Publishing

NË KOLEGJIN AAB MBAHET SFILATË MODE – STUDENTËT SHFAQIN ANËN E TYRE KREATIVE TEJET PROFESIONALE

31 Maj 2023

Fakulteti i Arteve programi Dizajn i Modës përmes një sfilate mode të veçantë e cila u zhvillua në kuadër të Prishtina Arts and Architecture Festival (PAAF), në hapësirat e Kolegjit AAB ka paraqitur në mënyrë më të mirë punën e studentëve gjatë viteve të studimeve. Kjo sfilatë është e katërta me radhë ndërsa këtë vit solli rroba të dizajnuara, të stiluara dhe të krijuara nga studentët në harmoni me trendet e fundit të modës dhe përkitazi me mësimet që kanë marrë gjatë studimeve.

Aktiviteti u zhvillua nën udhëheqjen e dizajneres së njohur Krenare Rugova, ndërsa pati edhe numër të madh të audiencës të cilët pëlqyen jashtë mase iniciativën dhe paraqitjet e studentëve.

Në Kolegjin AAB mbahet sfilatë mode – studentët shfaqin anën e tyre kreative tejet profesionale

Please follow and like us: