Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Duajeni vetveten pa kushte

“Kur ne, brenda vetes, ndiejmë dashuri për vetën tonë, këtë e nxjerrim jashtë dhe e përcjellim si mendim te të tjerët, pa folur fare, sepse mendimet tona vibrojnë dhe e prekin secilin prej nesh në rrjedhën e përbashkët të vetëdijes kolektive, ku takohemi të gjithë së bashku dhe e ndiejmë energjinë e njëri-tjetrit pa folur fare, sepse energjia ndihet si emocion dhe shprehet nëpërmjet gjuhës”, Dr. Vlora Obertinca.

Louise Hay i thotë vetes së saj, “unë jam e bukur dhe të gjithë më duan mua”, ajo tregon përvojat e saj. Duke ecur rrugës dhe duke e menduar këtë mendim për veten e vet, të gjithë njerëzit që kalonin përballë saj, i buzëqeshin pa e njohur fare.

Kjo do të thotë se buzëqeshja është shprehje e dashurisë, me mimikën e fytyrës, pa komunikim verbal, por që njerëzit e tjerë e ndiejnë si energji të padukshme, e dërguar 100% deri tek ata si pranues të informatës.

Edhe unë si Louise Hay,  kam mësuar ta dua veten time shumë dhe besojē që, kjo është formula sekrete e cila i sjell sukses çdo njeriu në jetë. Mbi të gjitha, ky koncept i mendimit i jep njeriut shëndet të mirë dhe jetë të qetë.

Andaj, duajeni veten pa kushte, në mënyrë që ta kuptoni se, jeni këtu për ta gëzuar dhe shijuar jetēn deri në maksimum. Përdoreni këtë formulë sekrete, që të dukeni bukur, të doni e t‘ju duan të gjithë“.

Fragment nga libri im “Vera e shpirtit“ të Vlora Obertincës.

Please follow and like us: