Albspirit

Media/News/Publishing

Panairi i librit në Prishtinë në edicionin e 23-të

Me moton “Libri triumfon” vjen edicioni i 23-të i Panairit të Librit, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën dhe bashkëpunimin nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë.

Ceremonia e hapjes do të bëhet më 6 qershor në orën 12:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt, traditë kjo e televizionit publik të Kosovës, RTK-së.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-20:00. Panairi do të mbyllet më 11 qershor në orën 18:00.

Marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.

Numri i titujve të rinj – rreth 2000. Numri i titujve të viteve të fundit – rreth 6000.

Përvjetorët që shënohen në Panairin e 23-të të librit janë:
– 120-vjetori i lindjes së Ernest Koliqit
– 110-vjetori i lindjes së Petro Markos dhe
– 100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës.

Mbi 40 aktivitete, promovime, autorë të pranishëm në panair, ku spikasin:
– Kurorëzimi i veprimtarisë letrare të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, me botimin e kompletit shtatëvëllimësh të veprave letrare, të cilat përfshijnë shtatë dekada krijimtari, ekskluzivisht në Panairin e 23-të të Librit; me praninë e autorit.
– Botimi dhe promovimi i vëllimit të fundit të ditarëve të Rexhep Qosjes, një komplet prej nëntë vëllimesh.

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës. Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate.

Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë.

Më poshtë janë botimet dhe eventet e organizuara nga disa prej shtëpive botuese që marrinë pjesë në Panairin e Librit këtë vit:

Pika pa sipërfaqe”

Njoftojmë dashamirësit (dhe të tjerët) se në datat 6-11 qershor do të jemi në Panairin e Librit të Prishtinës 2023. Si zakonisht, do të na gjeni në sallën më të largët, atë të mëkatarëve, afër tualeteve, njësoj si vitin e kaluar.

Pika pa sipërfaqe do të paraqitet sivjet me 17 tituj të rinj krahasuar me edicionin e kaluar (qershor 2022). Ndër botimet që dalin posaçërisht për panairin, veçojmë:

“Kundërhistori e liberalizmit”, Domenico Losurdo (prk. Alfred Bushi)

“Miti i dhunës fetare”, William T. Cavanaugh (prk. Visar Zeka)

“Sprovë e shkurtër mbi teoritë konspirative”, Alenka Zupančič (prk. Pavjo Gjini)

“Rënia e së ardhmes: Arti, korrupsioni dhe fundi i tranzicionit shqiptar”, Vincent W.J. van Gerven Oei (prk. Bledar Qalliu)

“fʌkt: Një kundërhistori e së tashmes”, Armando Lulaj dhe Marco Mazzi (prk. Alfred Bushi)

“Estetika e letërsisë”, Massimo Fusillo (prk. Eldon Gjikaj)

“Vërshimi i pakuptimësisë”, Cornelius Castoriadis (prk. Blerta Hyska)

“Akropoli i ri”

Panairi i Librit: Prishtina 2023, 6-11 Qershor, Salla e Kuqe, nga ora 09:00 deri më 20:00.

Rikthehet Panairi më i dashur i librit i cili përbën tashmë një traditë shumëvjeçare. Synimi i këtij Panairi është t’i ofrojë akoma më tepër tituj dhe mundësi leximi publikut shqiptar por edhe të mundësinë që të vijë në kontakt me krijuesit e librave nëpërmes aktiviteteve të ndryshme.

Në eventin më të madh të librit në shqip, jemi edhe ne me Botimet tona që do ofrohen për publikun. Ju ftojmë të na vizitoni në Sallën e Kuqe – Korridori në anën e majtë për tu njohur me ofertat dhe Botimet tona.

“Dukagjini”

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka përgatitur 19 botime të reja për Panairin e 23-të të Librit në Prishtinë. Në mes tyre, ka libra ekskluzivë të autorëve të njohur si Jürgen Habermas, Hermann Hesse, Antoine de Saint Exupery, Niccolo Machiavelli, George Orwell, Tennessee Williams, Gëzim Aliu dhe shumë të tjerë. Panairi mbahet nga 6 deri më 11 qershor dhe pritet të marrin pjesë rreth 100 botues

Lajmi i mirë për të gjithë studiuesit e shkencave sociale e humane është se shtëpia botuese “Dukagjini” ka vendosur që ta riaktivizojë kolanën “Fryma”, me të cilën tashmë ka krijuar një traditë të çmuar të botimeve nga këto fusha.

Libri më i ri i teoricienit të shquar, Jürgen Habermas, “Transformimi i ri i sferës publike dhe politika deliberative”, është ai i cili rihap këtë kolanë, e i cili vjen ekskluzivisht në panairin “Prishtina 2023”. Ndërkohë, me kolanën “Fryma” do të vazhdojnë të botohen vepra të rëndësishme të dijeve humane e shkencore nga autorë vendorë, ndërsa do të përzgjidhen për t’u përkthyer në shqip librat të cilët duhet t’i lexojë patjetër secili që i rreket rrugës së dijes.

Me “ANIMA”-n, një kolanë përmbledhëse e veprave kulminante të letërsisë klasike botërore, “Dukagjini” sjell veprat “Burri që ishte e Enjte”, nga G. K. Chesterton dhe “Abacia e makthit”, Thomas Love Peacock. Këto i shtohen 8 veprave të botuara deri tani të kësaj kolane që sjell në shqip majat e letërsisë.

Në Panair do të dalë edhe një tjetër vepër e veçantë e Hesse-s, një përmbledhje me “Poezi të zgjedhura”.

Ekskluzivisht në Panair, botimet “Dukagjini” sjellin edhe veprat e njohura botërore të klasikëve, si “Princi i vogël” nga Antoine de Saint Exupery, “Princi” nga Niccolo Machiavelli dhe “Ferma e kafshëve” nga George Orwell. Ndërmjet dy panaireve, është botuar edhe romani “Pranvera romane e zonjës Stoun”, nga Tennessee Williams. Po ashtu, shkrimtari i njohur shqiptar, Gëzim Aliu, sjell me “Dukagjinin” romanin e tij më të ri “Sëmundje dhe Perëndi”.

“Botime Toena”

Prezantimi i vëllimit IX të Ditarit të akademikut Rexhep QosjaPrezantohet për publikun në stendën Artini-Toena në datat 7, 8, 9, 10 qershor, ora 11:00-12:00 me praninë e autorit.

Promovimi i romanit “Kohë astrale” -Dritan Sulçebe e mërkurë, 7 qershor.

Promovimi i librit “American dream” – Eris Rusi e enjte, 8 qershor.

/Gazeta Express

Please follow and like us: