Albspirit

Media/News/Publishing

Saranda Mehmedi: FTESË PËR VALLËZIM

Tani që gjithçka është e ndaluar:
prekjet, përkëdheljet, përqafimet…
Eja ta vallëzojmë nën petkun e largësisë
valsin e syve!
Nëpër zërat e atyre që vdesin përditë
si gjethe vjeshte, si ushtarë të zënë rob…
Eja ta vallëzojmë
valsin e heshtjes!
Nën zhurmën e përditshmërisë së sëmurë
kornikës së lajmeve e kollës së thatë të kohës…
Eja ta vallëzojmë
valsin e harrimit!
Please follow and like us: