Astrit Lulushi: Gjëagjëzë
Sigurisht që është dhe ndihet i tillë. Nuk do të shohë. Ky është problemi. Tund kokën me njëfarë përbuzjeje. Do të fshihet në atë mënyrë. Është dhe s’është. Njeri që u mbyt, duke pritur që një tufë të ngrihet drejt diellit nga një fytyrë e bardhë e kripur.
Ja ku është. Qendron, me mëngë këmishe dhe kravatë që i rrjedhin mbi supe. I kapur pas një shkëmbi, lëviz ngadalë këmbët thellë në ujë. Poshtë thotë se gjeti një gjë të re. Ekspozim i shkurtër. U shtri pranë gurëve me ujë që shkëlqen, kurorë me flokë gri të rruar.
Brinja e 12 mungon dhe është në një farë mënyre, jo siç e tregon kujtesa. Dëgjon rrënimin e të gjithë hapësirës, xhamin e copëtuar dhe muraturën e rrëzuar dhe kohën e një flake përfundimtare. Çfarë ka mbetur? – Harrova vendin, 279 B. C. Edhe një fitore e tillë dhe mbaruam. Atë frazë e kishte mbajtur mend bota. Një lehtësi e mërzitshme e mendjes. Nga një kodër mbi një fushë të rrënuar, një gjeneral u fliste oficerëve, mbështetur në shtizën e tij. Çdo gjeneral për çdo oficer.
– A dini ndonjë gjë për Pirron? Pirron, zotëri? Pirron, skelë?
Të gjithë qeshën. E qeshur e pakëndshme. Vetëdijshëm për mungesën e sundimit dhe për tarifat që paguan baballarët e tyre.
– Më thuaj tani, çfarë është skelë?
– Një gjë jashtë në ujë. Një lloj ure. Skela e Durrësit.
Disa qeshën, por me kuptim. Dy në stolin e pasmë pëshpëritën. Po. Ata e dinin: nuk kishin mësuar kurrë dhe as nuk ishin të pafajshëm. Për ta historia është një përrallë, si çdo tjetër, shumë e dëgjuar; toka e tyre – një dyqan pengjesh.
Po sikur Pirros të mos i kishte rënë tjegulla nga dora e një gruaje në Argos apo Jul Cezari të mos ishte goditur me thikë për vdekje nga miku i tij Brutus në Senat?
Nuk duhen menduar. Koha i ka damkosur dhe i ka vënë pranga mundësive të pafundme. Por a mund të kenë qenë të mundshme duke parë se nuk kanë qenë kurrë? Apo është e mundur vetëm kjo që ndodh tani? Endje, endëse e erës.
Mos qani, të mjerë, mos qani, pikëllimi juaj nuk ka vdekur, i fundosur edhe pse është nën dyshemenë me ujë… Duhet të ndodhë një lëvizje, një aktualitet i të mundshmes. Fraza e Aristotelit u formua brenda vargjeve të gërvishtura dhe lundroi në heshtjen e stuhishme të bibliotekës ku ai kishte lexuar e ushqyer trurin nën qirinj të ndezur dhe në errësirën e mendjes ngurruese, e turpshme ndaj shkëlqimit. Mendimi është mendimi i mendimit; shkëlqim i qetë. Shpirti është gjithçka që është, forma e formave. Qetësi e papritur, e gjerë, flakëruese.
Nëpërmjet fuqisë u përkul dhe vazhdoi përsëri sapo u kujtua. Edhe këtu mbi këto zemra plot lakmi shtrihet hija e tij dhe mbi zemrën edhe buzët e tallësit, mbi fytyrat e tyre të etura që i ofruan një monedhë haraç.
– Cezarit ajo që është e Cezarit, Perëndisë ajo që është e Perëndisë.
Vështrim i gjatë nga sytë e errët, një fjali gjëagjëzë për t’u thurur në tezgjahët e kohës – “Babai më dha fara për t’i mbjellë” – A i thashë të gjitha? – Na ishte seç na ishte: Gjeli këndon, Lindja është e kuqe: Kambanat bien po dymbëdhjetë. Kush është? – Bijtë që mburren me baballarët e tyre nën shkurre!
Please follow and like us: