Dr. Vlora Obertinca: Mendimi i bukur zgjon edhe të bukurën e dheut!
“Mendimi pozitiv i kombinuar me emocionin e fortë, tërheq atë që e kemi dēshiruar”, Dr. Vlora Obertinca.
Çdokush e do të bukurën sepse mendohet se pamja e jashtme e personifikon edhe karakterin e njeriut. Mbase mund të jetë e saktë deri diku, por jo tërësisht!
Bukuria e njeriut vije nga brenda dhe ajo bukuri e brendshme reflektohet jashtë. Kjo sepse, çdo gjë është energji dhe ajo nuk mund të preket, por vetëm të ndjehet. Andaj kur njeriu brenda vetes ka vetëm mirësi, atëherë kjo mirësi përkthehet nē energji pozitive e cila ia shton bukurinë dhe madhështinë pranisë së njeriut. Nuk është pamja fizike factor, i vetëm përcaktues për simpatinē dhe adhurimin qē gëzon njeriu nga të tjerēt.
Ka shumë njerëz të bukur në pamjen e pare, por nëse prania e tyre sjellë energji negative, ajo përshtypja e parë e bukurisë venitet shumë shpejt. Apo edhe ka raste kur disa njerëz nuk kanë bukuri të veçantë, por prania e tyre bën të reflektojnë energji pozitive dhe qëndrimi me ta bëhet shumë i këndshëm, që flet për bukurinë e energjisë së tyre të brendshme.
Kur ne jemi në frekuenca tē larta tē energjisē pozitive, ne e duam veten dhe e duam jetën. Çdo gjë qē na rrethon na duket e bukur sepse, bukuria e brendshme takon bukurinë e jashtme. Kjo sepse ne mund të pranojmë nga jashtë vetëm atë frekuencë nga e cila kemi transmetuar nga brendësia jonë.
Më kot bëhen intervenime kirurgjike dhe veshje ekstravagante nëse nuk frekuentojmë në energjinë pozitive. Shpeshherë çuditemi kur shohim një çift që nuk përputhet fare nga pamja fizike dhe mendojmë, si ka mundur ai apo ajo ta pëlqejë tjetrin që nuk ka bukuri fare? E pra, kjo ndodh pikërisht për shkak se çiftit në fjalë i është përputhur kimia, qē në fakt është pika takuese e nivelit të njejtë energjetik.
Të dashurit e mi, mos harxhoni përtej mundësive vetëm për pamjen fizike, por investoni në ngritjen e vetëdijes suaj për ta parë veten dhe botën nga prizmi pozitiv. Ku, ju e ndërroni mendimin tuaj, ndërrohet edhe mendimi i rrethit për ju.
Ju jeni pikënisja e ndryshimit të jetës suaj për të mirë, ju jeni pikënisja e bukurisë shpirtërore, bukuri të cilën nuk mund t’i rezistojë askush. Mendimi i bukur zgjon edhe të bukurën e dheut!