Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Misteri i trurit njerëzor…

“Truri i njeriut është mrekullia e Zotit, ku vetëm 3% e kapacitetit të tij shfrytëzohet nga njeriu, ndërsa 97% mbetet mister”,  Dr. Vlora Obertinca.

Jo rastësisht thuhet se përafërsisht 3% e popullsisë botërore zotëron pasurinë e tërë botës, ndërsa 97% tjetër punon për ta, në njëfarë mënyre. Vallë a di diçka më shumë ky 3%-shi i njerëzve shumë të pasur, gjegjësisht a janë këta trashëgimtarë të dijenive të çmuara antike, dije që janë tretur me kalimin e kohës ndër shekuj të tërë? Mbase fshihet një mister i veçantë, ndoshta edhe një e vërtetë e fshehtë prapa kësaj, që kjo përqindje e vogël e njerëzve në botë, me kapitalin dhe mençurinë e tyre të trashëguar gjeneratë pas gjenerate, në fakt kanë arritur edhe ta bëjnë, edhe ta kontrollojnë rendin botëror në mënyrë shumë të saktë dhe të zhvilluar.

Nga kjo del se këta njerëz super të suksesshëm e dominojnë botën dhe realisht shfrytëzojnë 3%-in e trurit të njeriut, thënë shkencërisht. Por çfarë nëse ka ndonjë thesar antik të manualit të shfrytëzimit racional të pjesës së mbetur të trurit, të atij 97%-it margjinal, për të cilën ne nuk jemi në dijeni? Çfarë ka ndodhur me atë 3%-in e njerëzve? A është e mundur të kenë pasur qasje në këto thesare të çmuara të diturive të fshehta njerëzore, që nga gjeneratat e hershme të paraardhësve të tyre dhe a i kanë ruajtur këto dituri me fanatizëm të madh, në mënyrë që ta kontrollojnë globin tokësor, zhvillimin apo prapambetjen e qenies njerëzore, duke pasur në dorë kapitalin dërmues financiar botëror? Nuk përdoret kot thënia: “Kush e ka arin, i bën edhe rregullat”. Mbase këto janë vetëm hipoteza, por nganjëherë truri i njeriut llogarit analogjitë e shifrave në mes përqindjes së shfrytëzimit të trurit të njeriut, që është 3%, që për mua përputhet me përqindjen e njerëzve më të pasur në botë, që thuhet të jetë 3%, karshi numrit të përgjithshëm të popullatës botërore.

Marrë nga libri “Vera e shpirtit” të Vlera Obertincës.

Please follow and like us: