Albspirit

Media/News/Publishing

Presidentja Osmani dekoron shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”

Prishtinë, 7 qershor 2023 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekoruar shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”.

Në ceremoninë e dorëzimit të dekoratës, Presidentja Osmani tha se Ismail Kadare, me veprat e tij letrare, i ka mbrojtur dhe i ka promovuar identitetin shqiptar. Ajo e cilësoi Kadarenë “gardian i të drejtës së popullit shqiptar”.

“Si mirënjohje në emër të popullit të Kosovës, nderojmë shkrimtarin tonë të shquar, zotin Ismail Kadare vepra e të cilit është enciklopedi artistike e jetës së rëndomtë të shqiptarëve, e historisë së tyre, dokeve e traditave dhe mbi të gjitha e gjuhës shqipe”, ka thënë Osmani. Jam shumë i lumtur që jeni këtu, kur Prishtina e jonë e dashur është veshur me petkun e librit. Prania juaj në panairin e librit është një mesazh i rëndësishëm”, ka thënë Presidentja Osmani.

“Ju keni qenë vazhdimisht pikë referimi për shqiptarët. Nëpërmjet krijimtarisë suaj ju keni dhënë shembullin për shqiptarët. Ju e keni shpalosur artistikisht si rrallë kush historinë e tradita shqiptare. Ju e keni mbrojtur e keni promovuar kulturën shqiptare, si dhe keni qenë një gardian i së drejtës së popullit shqiptar”, ka theksuar ajo.

Ndërkaq, Kadareja ka thënë se e konsideron nder të madh këtë dekorim dhe e qquajti “fat i rrallë të të nderojë një popull”.

“Jam shumë i prekur që jam mes jush, për këtë nderim kaq të madh. Çdo njeri, çdo shqiptar, do ta ëndërronte një gjë të tillë. Është fat i rrallë që një popull të të nderojë”, ka thënë ai.

Kadareja ka folur thënë se historia e errët e Shqipërisë dhe shqiptarëve i takon të kaluarës. Si ka theksuar se populli shqiptar ka triumfuar ndaj pushtimit e të keqes.

“Për fat të keq, Shqipëri ka pasur një rrugë të gjatë historike, të shkelur me këmba nga forcat e huaja. Por, për fat të mirë, ajo i ka kapërcyer vështirësitë e errëta të historisë dhe gjithçka tjetër që mund ta pengojë një popull që të jetojë i lirë. Vetë mbledhja jonë këtu tregon triumfin e popullit shqiptar. Nuk ka nderim më të madh për një intelektual se sa kjo që po e përjetoj sot këtu”, ka thënë ai.

Please follow and like us: