Astrit Lulushi: Gabim
Kur mendimi lind në kokë
Dhe nuk shkruhet në letër
Farë e humbur bëhet në tokë.
S’ ecën mbi të njëjtin lumë
Sa herë kalon rrjedhën
Kur mendimi nuk shkruhet
Ti në vend ke qendruar
Duke humbur mundësinë
Veten për të ndryshuar
Bashkë me tjerë – botën.
Gabim, shanse të humbura.
S’do të ishim këta që jemi
Nën sharlatanët që mbesin.
Please follow and like us: