Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Tiranë

Natë. Ecën me krenari. Plak. Dhëmbi i dhemb. Urinë nuk e ndjen. Shtrëngon duart. Se çfarë doja të thoja? Shkundu. Bë një mrekulli, pasi ke qenë amerikan i zjarrtë. Duke folur anglisht me veten, tërhiqte valixhen përgjatë aeroportit që priste vizitorë duke i lagur me dushe. Këtë herë nuk e pa të ndodhte. Progres. Koment?
Plaçkë të pasur që solle, sa për kuriozitet. Shëndet, tha, dhe u tregoi arsyen – Njeriu gjithmonë vishet mirë në sy të të huajve.
Këmbët marshojnë në trotuaret me gropa. Është mot me diell. Pemë ulliri e limoni të mbjella në vazo. Traditë, shpjegojnë të rinjtë. Ai nuk i mban mend, atëherë nuk kishte fare – Fshat Potemtkin?
Tirana zgjuar, rrezet e diellit në rrugët e saj. Aroma e bukës i afrohet ajrit. Njerëz plot. Hollandais? Jo nga mosha. Ajo pyet nëse dëshironi djathë hollandez që shërbehet pasbuke.
Rreth tavolinave rrëmuja e frymëmarrjeve dhe e fyteve që rënkojnë. Fryma varet mbi gota. Të më futë në zgjedhje si shokun e tij, krimet tona – kauza jonë e përbashkët.
Ti je djali i babait tënd, të njoh nga zëri. Edhe atëherë, si sot, shtypi tallej, nxiste gjakra e citonte: Amerika tigër prej letre. Sekretari vetëshpallte nisma për drejtimin e botës – Patatja, shokë, patatja.
Njerëz lakmitarë. Fitili u digjet vdekjepurës mes duarve. Si zhvendoset qendra e botës? Version autentik.

U ngrit, mori rrugën. E bëri me besim nga të zhdukurit, të tradhtuarit, arratisjet, hipokrizitë, maskimet, dëshmitë e shtrënguara. Në atë kohë ishte i ri dhe fliste.
Ajri i ri përshëndet, duke ngërthyer në nerva erën e ajrit të vjetër pezull. Qëndroi papritmas, këmbët në tokën që dridhej. Kthehu prapa. Dhoma e ftohtë pret, boshtet e dritës lëvizin gjithnjë, ngadalë, duke u zvarritur.

Muzg, natë blu e thellë. Thirrje. Pa përgjigje. Merri të gjitha, mbaji të gjitha. Shpirti im ecën me mua. Pretenduesit jetojnë jetën e tyre.

Please follow and like us: