Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Secili duhet të ndjek pasionin e jetës

“Koherenca në mes të fushës magnetike të zemrës dhe trurit hap portalin për nē fushën kuantike”, Dr. Vlora Obertinca.

Kjo jetë u takon njerëzve të guximshëm, që e kuptojnë se kanë vetëm një jetë për të jetuar në formë fizike, sepse ne jemi qenie shpirtërore që jetojmë në trupin e njeriut dhe në këtë trup, në këtë kohë, në këtë moment, nuk kthehemi më dhe, kur ikim nga kjo jetë, marrim me vete vetëm ato kujtime që janë më të bukura, që realisht janë kujtime që i kemi përjetuar, kur e kemi dëgjuar thirrjen e shpirtit, që të jetojmë në hap me pasionet e shpirtit tonë, momente që mund t’i numërojmë me gishta, sa të pakta janë.

Secili nga ne duhet të ndjek pasionin e jetës – që do të thotë të bëjmë çdo gjë që na bënë të lumtur. Kjo sepse, çdo punë që bëhet me dëshirë dhe vullnet përcillet në ndërdije me dritën e dashurisë e cila e përjeton frekuencën më të lartë të saj me pasion, që në fakt është njëkohësisht edhe lumturimi i shpirtit tonë. Bëjeni gjithmonë atë që e do shpirti sepse kur e do shpirti, e do edhe zemra, e kur e don zemra e don edhe trupi dhe mendja jonë, e me këtë realizohet jeta e jonë e lumtur në baza ditore.

Fragment i shkëputur nga libri “Vera e shpirtit” të autores Vlora Obertinca.

Please follow and like us: