Astrit Lulushi: Çdo gjë nën kontroll
Pesë kuptime në një – Zoti bëhet njeri; njeriu bëhet peshk; bëhet mal me pupla; frymëmarrje të vdekura – me një ndryshim; vdekja e detit, më e buta nga të gjitha vdekjet e njohura për njeriun. Vetëm një gjykim i drejtë; nuk ka re të zeza askund. Mbrëmja do ta gjejë veten me ose pa mua, në heshtje.
Ku i gjejnë paratë? Djali ia merr gjyshit; babai ia merr djalit, lulëzojnë pak nga konkurrenca, etja është e përgjithshme, droga përfshihet. Mister do të ishte kalimi pa hasur një kafene. Të dehurit, ndoshta. Nga pesë, tre i jep, dy i mban për vete. Dhe këtu futet shteti në formë taksash e tarifash të larta për një shoqëri jo shumë kohë më parë e mbyllur. Ajri i pastër ndihmon kujtesën. Ndjehet aty-këtu – voglio e non vorrei – do dhe nuk do.
Disa besojnë, se vazhdojnë të jetojnë në një trup tjetër pas vdekjes. Ata e quajnë rimishërim. Që të gjithë kemi jetuar më parë. Sa më të afërt e kemi, aq më të mishëriar me të jemi. Metempsikoza, kështu e quanin njerëzit e lashtë. Ata besonin se njeriu mund të mishirohet në kafshë ose pemë dhe i quanin nimfa (asnjëra astjetra). Zoti është Zot – ditë e natë, Jetë. Pyes veten se si mund t’ia shpjegojnë atë paganëve. Preferoni një gram opium? Perëndia i shtrirë në muze. Kurorë me gjemba dhe kryq e pushkë, muze ateist. Syzet merren për shkëlqimin e tyre. I shoh të ulur rreth e rrotull medias së kontrolluar; magjepsen, duke dëgjuar e lexuar lajme dytësore ose tik-tok perëndimor që ata i imitojnë “bukur”.
Please follow and like us: