Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Trojë dhe Frang

 

Frang e Trojë nuk kanë lidhje, apo kanë? Në kohën e lashtë thoshin se Troja ishte një mit, ndërsa tani është një vend arkeologjik dhe është shumë real. Paragrekët dhe më pas grekët e lashtë e romakët ndërtuan mbi vend të quajtur truall, lakohet trojë. Megjithatë, u braktis në antikitet. Në vitin 1453 Osmanët pushtuan Konstandinopojën. Iliada u përkthye në latinisht pas vitit 1453 dhe u botua në Venecia. Njerëzit u magjepsën me Trojën. Megjithatë krishterimi ishte në luftë me Perandorinë Osmane. Dhe Troja ndodh të jetë në Turqi. Kështu qyteti u bë mitik për europianët. Troja ridoli në dritë vetëm pas vitit 1800 dhe u njoh si vend historik.
Në atë kohë Farangët ishin në gjendje të endeshin në rrethinat e Anadollit. Farang (është një fjalë persiane që fillimisht i referohej Frankëve (fisit kryesor gjerman) dhe më vonë iu referua Europës Perëndimore ose Latine në përgjithësi. Fjala “Farang” e ka origjinën nga frëngjishtja e vjetër: “frank”. Gjatë kryqëzatave, shek. XIX, kontrolli frank u zgjerua më tej në Lindjen e Mesme. Ndryshe nga frankët e mëparshëm, këta frankë ishin pothuajse të gjithë të krishterë në krahasim me frankët më të vjetër që ishin grupe të përziera të feve të ndryshme. Me kalimin e kohës, fjala filloi të përdorej më përgjithësisht. Në shekullin e 12-të, termi Frank u lidh me të gjithë europianët perëndimorë (përfshirë francezët, italianët, flamandët) në botën myslimane. Termi Frangistan u përdor nga tajlandezët dhe myslimanët dhe gjithashtu shpesh nga persët. Tregtarët myslimanë iu referoheshin të gjithë tregtarëve europianë si Farang dhe hyri në shumicën e gjuhëve të Azisë Jugore dhe Azisë Juglindore.

Ndërsa lexoja një numër të fundit të Canadian Geographic, hasa në një lajm që përmend dy kanadezë në Tajlandë, të cilët drejtonin një revistë të synuar për perëndimorët, të quajtur Farang. Zbulova se ky term Farang do të thotë “Europian i Bardhë” në Thai. Disa thonë se origjina e këtij termi është e pasigurt. Termi Arab i përdorur për Europën Lindore në shekullin e shtatë ishte Rum, duke qenë Perandoria Romake Lindore (Bizanti). Për Europën Perëndimore, termi Firinjia filloi të përdoret disi pas kësaj dhe veçanërisht gjatë kryqëzatave, pasi një përqindje e madhe e kryqtarëve ishin frankë. Prandaj termi Firinjah përfshinte të gjithë europianëve perëndimorë. Ndërsa tregtarët arabë udhëtonin në Azinë Lindore, termi u huazua në gjuhët e atij rajoni. Fillimisht duke përshkruar portugezin, më vonë u përdor për të gjithë të “bardhët”.
Please follow and like us: