Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti amerikan uron mbretin e shqiptarëve me rastin e festës së Pavarësisë

The Christian Science Monitor, 1938/Kur presidenti amerikan uronte mbretin e shqiptarëve me rastin e festës së Pavarësisë

Franklin Delano Roosevelt (1882 – 1945), presidenti i 32-të i SHBA-ve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Qershor 2023

 

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të hënën e 28 nëntorit 1938, në faqen n°5, telegramin e urimit të Franklin Delano Roosevelt (president i SHBA-ve) dërguar asokohe Mbretit Zog me rastin e festës së Pavarësisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Roosevelt uron ‘Ditën’ e Shqipërisë

 

Burimi: The Christian Science Monitor, e hënë, 28 nëntor 1938, faqe n°5

Uashington, 28 nëntor (AP) — Presidenti Roosevelt i dërgoi sot, nëpërmjet telegrafit, urimet e tij Zogut I, Mbretit të shqiptarëve, në përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

“Në këtë ditë kur festohet Pavarësia e Shqipërisë, jam i lumtur të shpreh urimet e mia dhe urimet më të mira të popullit amerikan”, tha Presidenti.

Please follow and like us: