Albspirit

Media/News/Publishing

Humbja e sekretarit të parë të legatës amerikane në Dajt

Chicago Daily Tribune, 1937/Kur humbej sekretari i parë i legatës amerikane në Dajt — Ambasadori amerikan Hugh Grant dhe 150 burra në kërkim të tij…

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Qershor 2023

 

“Chicago Daily Tribune” ka botuar, të hënën e 12 prillit 1937, në faqen n°13, një shkrim rreth humbjes së Benjamin Reath Riggs (sekretar i parë i legatës amerikane) asokohe në Dajt, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Gjendet i lënduar në kodrat shqiptare diplomati amerikan

Burimi: Chicago Daily Tribune, e hënë, 12 prill 1937, faqe n°13

Tiranë, Shqipëri, 11 Prill. — Benjamin Reath Riggs, sekretari i parë i legatës amerikane, i cili ishte zhdukur që prej mesditës së djeshme në një udhëtim gjuetie në malet e Dajtit, 20 milje në lindje të këtij vendi, u gjet sot në agim nga një grup kërkimi prej 150 burrash.

Riggs ishte shtrirë në fund të një përroske duke vuajtur nga një lëndim në bazën e kafkës dhe ballit. Ai ishte gjysmë i ndërgjegjshëm. Pasi e mori veten, ai tha se kishte goditur kokën në një degë dhe kishte rënë në përrua. Hugh Grant, ministri amerikan, mori pjesë në kërkim.

Please follow and like us: