Ndue Ukaj: Kosovës ia janë vërsulë ashpër dy banda

Kosovës ia janë vërsulë ashpër dy banda: një ordinere në veri dhe një tjetër që vepron në emër të një ideologjie të çmendur kudo ku ka shqiptarë.
Që Serbia në raport me ne është shtet i poshtër, këtë të vërtetë me mirë se krejt egërshanët e sotëm të frustruar e injorantë, pa vepra reale patriotike e kulturore, e kanë shpjeguar përgjatë historisë sonë mendje brilante si Fishta, Kadare, Rugova e plot të tjerë.
Që Serbia është shtet i poshtër në raport me ne, brezi im e di më së miri, sepse e ka vaujtë në lëkurë.
Prandaj, gjithë ju që afshëm po përhapni helm kundër perëndimit, po e dëmotoni pa matshëm Kosovën.
Ju që thoni – Amerika e Europa janë kthyer me Serbinë – ju po e sulmoni brutalisht Kosovën dhe po hapni gropa të zeza e të tmerrshme për të.
Të vjen me vjellë kur i sheh disa mendje sterile e të frustruara që eksitohen kur shahet perëndimi, sidomos ata të oborrit qeveritar që natë e ditë shkruajnë e ndërsejnë turmat kundër interesave tona euro-atlantike.
Please follow and like us: