Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiponjë Osmanaj: Profesionalizmi i kolegëve tanë në ngjarjet e dhunshme

Profesionalizmi i kolegëve tanë e konkretisht i Venerës, Mentorit e Bardhi Bekteshit është më shumë se krenari, sulmohet nga serbët dhe nuk e lëshon kamerën, kjo tregon për dashninë për punën e vendin.

Zotit faleminderit që i ka ruajtur Bardhin e Venerën, Mentorin e gjithë kolegët e tjerë!

Puna e gazetarëve, kameramanëve dhe shoferëve të ekipeve në terren e sidomos në raste të trazirave ku të rrezikohet jeta nuk është aspak e lehtë dhe jo vetëm…

Pa mbrojte!

Bardhi ka xhiruar me dhjetra e dhjetra herë për situatën në Veri, andaj e di përkushtimin e tij për ta pasqyruar të vërtetën përmes fakteve/kamerës si në rastet e raportimeve të mia për kontrabandën në Veri, “mjekët” e ardhur nga Serbia në kohën e pandemisë, operimin e trenit ilegal me mallra e trafikim, ndërtimet ilegale etj, pa Bardhin hulumtimet e mia nuk do t’ishin të plota!

Madje Bardhi ka qenë me mua në Serbi për të hulumtuar për krimet serbe gjatë luftës në Kosovë, për të zhdukurit, për krimin më çnjerëzor dhunimin e grave dhe burrave përfshirë në shumë raste edhe të miturit, intervistën me Çanakun ku i tregon me emra njerëzit e strukturës shtetërore të Millosheviçit të cilët funksionojnë edhe sot sipas asaj shkolle, logjike e politike!

Bardhi është atdhetar, trim e profesionist, koleg e mik i mirë!

FALEMINDERIT Bardh Bekteshi edhe publikisht.

https://fb.watch/lc9frW-VN6/?mibextid=YCRy0i

Please follow and like us: