Spasse Thanasi: Shkrimtari Sterjo Spasse nё Kosovё dhe pёr Kosovёn
E MADHE SA KUPA E QIELLIT, E NGROHTЁ SI RREZE DIELLI…
48 vjet mё parё, nga 27 Mars deri 12 Prill 1975, shkrimtari Sterjo Spasse shkeli pёr herё tё parё çdo pёllёmbё tё tokёs kosovare, duke filluar me Prizrenin deri nё Prishtinё… Nё kёtё prehёr historik, me beteja tronditёse dhe pёrmendore trimash, shkrimtari flokёgjatё, me rrezatimin e ujёrave tё liqenit tё Prespёs dhe i dashuruar me gjuhёn e letёrsisё shqipe, pёrmes romanit “Afёrdita”, kishte nё Kosovё veprimtarinё kryesore botuese qё prej vitit 1968 me edicionin e botimeve shqip tё “RILINDJES”.
Nё librin “Kuvendim me nipin”, nё kapitullin XIII “Letra nga Kosova”, shkrimtari Sterjo Spasse do tё shkruante me emocion se “Kosova, personalisht mё ka rrёmbyer zemrёn. Kosovarёt me anё tё shtypit tё tyre kanё ngritur nё qiell krijimtarinё time letrare dhe e kanё popullarizuar shumё. Kosovarёt botuan nё vitin 1968 tё parin komplet letrar nё historinё e kulturёs kosovare qё ishte njё komplet prej 8 vёllimesh me romanet dhe tregimet e mia. Me kёtё botim, si thoshte Nonda Bulka ynё, kosovarёt mё ngritёn njё monument sё gjalli”.
Kjo ndjenjё krenarie vazhdoi gjatё nёpёr rrugёt e kafenetё e Gjakovёs, nё prehrin e Bjeshkёve tё Nemuna, nё Junik me fole kryengritjesh çlirimtare, nё grykёn romantike tё lumit Bistricё tё Deçanit, nё Pejёn e Haxhi Zekёs sё Rilindjes e tё Ali Kelmendit tё kohrave tё reja, nё grykёn e famshme tё Rrugovёs me epoka dashurie e krenarie tё natyrёs, nё kryeqytetin e PRISHTINЁS me pamje tё re qё zgjatet drejt qiellit e zgjerohet nё luginё e nёpёr kodrat rreth e rrotull…
Shumё kujtime, ndjenja e takime u krijuan me Idriz Ajetin, njё nga linguistёt mё tё mirё tё Kosovёs, me profesorёt e Universitetit tё Prishtinёs Isak Shema, Hasan Mekuli, Enver Gjerqeku, Shukri Rrahimi, me poetin Din Mehmeti, me prozatorin me humor shumё tё hollё Ramiz Kelmendi, me inspektorёt arsimorё Sulo Nushi e Avdulla Bajaziti, me kryetarin e Kryqit tё Kuq tё Kosovёs Tahir Jaho, me poetin e kryeredaktorin e botimeve letrare tё ndёrmarrjes botuese “Rilindja” Ramadan Dedja, me historianin eminent Zekeria Carra, me folkloristin Anton Çeta, me poetёt e rinj e me perespektiv Shefqet Canhasi, Bedri Hysa, me akademikun Rexhep Qosja, me monografistin pedagogjik Jashar Rexhepagic, me kritikun Ali Aliu, i cili ka lindur nё Kranje tё Prespёs sё Madhe, me bashkёpunёtorin e botimeve “Rilindja” Mehmet Gjevari, mёsues i vjetёr lindur nё Elbasan, me drejtorin e Entit tё Botimeve “Rilindja” Rexhep Zogaj, me intelektualin me zё tё Kosovёs Mark Krasniqi, me poetin plot talent Rexhep Hoxha etj.
E gjithё atmosfera e vizitёs u shoqerua edhe nga shtypi kosovar, sidomos nga gazeta “RILINDJA”, e cila mё 12 Prill 1975 do tё shkruante me kёrshёri pёr lexuesit: – “ Sterjo Spasse, bashkё me bashkёpunёtorin e Institutit tё Tiranёs Hamit Borici, erdhi nё vendin tonё pёr tё mbledhur materiale arkivale e pёr tё vizituar objekte kulturore e historike nё Kosovё e Maqedoni. Shkrimtari i njohur ishte mysafir i Universitetit tё Prishtinёs dhe vizitoi Edicionin e Botimeve tё “Rilindjes”. Bashkё me ketё lajm, u botua edhe njё fotografi e shkrimtarit me Isak Shemёn, me poetin Rrahman Dedaj dhe prozatorin e ri Isuf Buzhovi”.
Si “autograf tё zemrёs”, Sterjo Spasse la pёrshёndetje tё pёrzemёrta duke iu drejtuar me dashuri gjithё kosovarёve: “Lamtumirё vёllezёr kosovarё tё çdo moshe e tё çdo seksi !. Lamtumirё juve qё keni zemrёn e madhe sa kupa e qiellit e tё ngrohtё si rreze dielli, siç kёndon njё bir kosovar…”.
Nё atё kohё, Kosova ishte njё krahinёn autonome socialiste tё Federatёs Jugosllave tё Titos dhe ankthi i vizitёs ishte pёrherё e mё i pranishёm. Ndёrkohё qё shkrimtari Sterjo Spasse me Hamit Boriçin vazhdonte vizitёn nё Kosovё, edhe Titoja i “ndiqte” prapa, pasi ikёn ata nga Maqedonia. Edhe nё Prishtinё erdhi Tito, pasi ata “shkelёn” tё parёt…
“Mё nё fund u shpёrndanё retё”,- do tё shprehej i qetё shkrimtari Sterjo Spasse me “koncidencёn” rastёsore tё kёsaj vizite bashkё me marshallin e “egёr” TITO, qё “turbullonte” jo vetёm qiellin, por edhe politikёn e shteteve…
MONUMENT I GJALLЁ ARTISTIK I SHKRIMTARIT STERJO SPASSE NЁ KOSOVЁ…
Njё ndёrtesё me kube tё ndritshёm mё tёrhoqi vemendjen nё qendёr tё Prishtinёs. Ishte kompleksi i botёs letrare, institucioni i pasur i librit qё ruan tё gjitha thesaret e krijimtarisё shqiptare nё breza. Emёrtohet Biblioteka Qendrore e Kosovёs. Na priti me mirёsjellje Muharrem Halili, zv/drejtor i saj. Me dashamirёsi mё drejtoi nё skedarin e bibliotekёs dhe mё vuri pёrpara skendёn letrare Nr. 32220 me mbishkrimin: “STERJO SPASSE, Veprat Letrare e botuar nga “Rilindja” Kosovё, 1968…”.Pastaj nga raftet e sallёs mё solli veprat me “kapak tё florinjta”…Lexoj me vemendje…Kopleti prej 8 vёllimesh me romanet dhe tregimet mё tё mira tё shkrimtarit Sterjo Spasse, Prishtinё 1968, botimet e reja tё “Rilindjes”.
Vёrtetё mrekulli !…Njё monument i gjallё artistik e kulturor. Kosova ёshtё njё hapёsirё e gjerё nё kulturёn tonё kombёtare, njё “oaz” shpirtёror ku shёmbёllen shqiptarizma aq e pastёr dhe me dinjitet. Edhe kёtu nё Kosovё ndeshim monumente tё vjetra, xhami, kisha e teqe, por edhe qytete ku ruhet njё ekzemplar i Ungjillit, shkruar nga Pjetёr Bogdani qё nё literaturёn e Historisё sё Letёrsisё Shqipe njihet me titullin “Çeta e Profetёve”, botuar mё 1965 nё Padovё tё Italisё. Edhe kёtu , gurgullojnё nёn freskinё e pyjeve tё dendur , burimet ujёftohta dhe ndeshen bukuritё e kafshёve tё rralla… Kёtu lulёzoi pёr herё tё parё djepi i shqiptarizmit, u pёrkund dhe u burrёrua epoka e Rilindjes Kombëtare Shqiptare…