Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Gabim shkence

Gjithkush gabon. Edhe shkenca. Hera e fundit që shkencëtarët gabuan mbi një diçka vërtet të rëndësishme ishte më pak se gjysmë shekulli më parë. Në vitin 1982, Dr. Dan Shechtman po hetonte lidhjet alumin-hekur dhe alumin-mangan për një program kërkimi të sponsorizuar nga departamenti izralit i mbrojtjes. Alumini dhe mangani u përzien në raport 6 me 1, u nxehën dhe më pas u ftohën me shpejtësi për të formuar kristale metalike. Ajo që Shechtman pa nën mikroskop i ndryshoi jetën e tij përgjithmonë. Aliazhi riprodhoi të njëjtën strukturë. Kjo konsiderohej e pamundur. Llojet e strukturave kristalore të mundshme ishin konsideruar si një temë e mbyllur që nga vitet 1890. Dhe pothuajse njëqind vjet që nga ajo kohë, një studiues i ri postdoktoral kishte guximin për të vënë në dyshim një teori themelore për shkencën e gjerë të kristalografisë. Shechtman, megjithatë, i qëndroi gjetjeve të tij. Pasojat ishin të mëdha. Atij iu kërkua të largohej nga grupi i kërkimit. Megjithëse më në fund arriti të publikonte rezultatet e tij dy vjet më vonë. Ndërkohë, ndërsa fizikani amerikan Paul Steinhardt dhe fizikani izraelit Dov Levine shpikën termin kuazikristal për të përshkruar zbulimin e Shechtman-it. Kimisti i famshëm amerikan dhe dy herë laureat i Nobelit, Linus Pauling, reagoi shpejt: “Nuk ka thuajse-kristale, vetëm thuajse-shkencëtarë.” Megjithatë, në vitin 1987, dy grupe në Japoni dhe Francë bënë kuazikristale mjaft të mëdha për t’u ekzaminuar me rreze X. Merreni me mend se çfarë gjetën? Një simetri pesëfish. Prandaj, përkufizimi i një kristali duhej të ndryshohej. Kështu lindi Kuazikristali, dhe ka vazhduar të tërheqë shkencëtarët në mbarë botën që atëherë. Më 2011, Dan Shechtman u nderua me Çmimin Nobel në Kimi. Në fjalimin e pranimit, ai theksoi se zbulimi i tij “na ka dhënë një kujtesë se sa pak dimë realisht dhe ndoshta edhe na ka mësuar pak përulësi”. Një mësim për të gjithë njerëzimin.
Please follow and like us: