Avdush Canaj: VELESHTA

Si vashë e bukur
me balluke liqeni
Veleshta
E miqve të mi poetë
Nuhi e Agim Vinca,
Fejzi Bojku,Vahit Nasufi…
Atdhetarja
Zemërmadhja
Rrit zambakët
me aromë poezie
Sa i ka hije
qeleshja arbërore
Diellit s`ia lëshon dorën
e ëmbëla
Veleshta.
Please follow and like us: