Astrit Lulushi: Sporti i Skënderbeut në boten rumune
Vasiliev Nini: Skënderbeu
Mos u ngatërroni me Skënderbeun – Heroin Kombëtar.
Skënderbeu (i njohur gjerësisht si “krahu i hekurt” – italisht bracio di fero , frëngjisht bras de fer, anglisht armwrestling) është një garë sportive në të cilën dy kundërshtarë masin forcën e krahëve të tyre në një sipërfaqe të sheshtë.
Emri i këtij sporti ka ardhur në rumanisht si Skënderbeg ose Scanderbei, që ishte udhëheqësi i ushtrisë shqiptare Gjergj Kastrioti. Ky pseudonim kombinon emrin İskender / Iskander (Aleksandër) me funksionin beg (bei) që tregonte një guvernator të një krahine të Perandorisë Osmane. Është përgjithësisht i njohur për “Krahun e Hekurt” dhe shpatën e rëndë.
Në Rumani, Skënderbeu është një sport forcash midis dy pjesëmarrësve, i cili konsiston në kapjen e pëllëmbëve, fiksimin e bërrylave në një rrafsh horizontal dhe shtyrjen e krahut të kundërshtarit derisa pjesa e pasme e pëllëmbës të jetë në një nga rrafshet. Fitues i konkursit shpallet ai që ka pjesën e sipërme të krahut, ndërsa kundërshtari i tij prek me kurrizin e dorës sipërfaqen në të cilën zhvillohet gara.
Ky sport nuk është olimpik, është një organizim ndërkombëtar garash. Praktikuesi më i mirë rumun i sportit Skënderbeu është Ion Oncescu, pesë herë kampion bote dhe kampion i dyfishtë i Evropës, ai arriti të thyejë një rekord duke mposhtur 1000 veta radhazi. Shoqata Skënderbeu në Rumani quhet Braț de Fier. Po në botën shqiptare?!