Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Tokë

Fjala greke “chthon” është e shqipes “tokë”. Por kjo gjuhë nuk e vërteton, pasi nuk është shkruar para shekullit XVI.
“Chthon” për “tokë” është e ngjashme me hititisht tikan, tokharian tkaṃ. Rindërtimi PIE është *dhghom – “dheu”
Rrënja e fjalës “tokë” është *k.
Në mitin e krijimit, sumerët e lashtë e quanin tokën “ki”. Kjo shihet në emrin En-ki – mbret i tokës; En-lil – mbret i luftës, ose Anu-na-ki – të ardhur nga ana e anës në tokë
Kush e quajti qytetërimin Minoan dhe pse quhet kështu nëse nuk kishte Mbret Minos në Kretë?
Në shekullin XIX, Arthur Evans filloi të gërmonte rreth Knossos, Kretë. Ai zbuloi një qytetërim më të vjetër se ai i grekëve. Ose të paktën përpara se të gjithë të fillonin të flisnin gjuhët indo-evropiane. Evans i emëroi ata sipas mbretit Minos të Kretës në mitologjinë greke. Minoasit njihen gjithashtu si Eteo-kritanë. Arthur Evans gjithashtu zbuloi se ata kishin shkrime. Ai e quajti atë Linear A dhe vuri re se ishte shumë më i vjetër të një lloji tjetër shkrimi i gjetur në gadishullin e Peloponezit të quajtur Linear B. Evans gjithashtu zbuloi një formë shkrimi edhe më të vjetër të quajtur Hieroglifë Kretanë.
Në mitologjinë greke, Minos ishte djali i Zeusit dhe Evropës. Zeusi rrëmbeu Evropën i maskuar si dem në Feniki dhe e solli në Kretë. Perëndia Fenikas Ba’ u përshkrua me një dem si motiv ose totem të tij. Kadmus erdhi nga Fenika për të gjetur Evropën. Një prej djemve, Kadmus dhe Harmonia e quajtën Illyr dhe i dhanë tokat e lira, Illyria – në veri, jug dhe lindje të Ballkanit.

Please follow and like us: