Albspirit

Media/News/Publishing

Herojntë e Gopit! -satirë nga E. Kaceli

Ju erdhët si trima:
Përpara! Fitore!
brekët nëpër këmbë
zutë dhe dashnore!

Brekët nëpër këmbë
në zyra hotele
Ju ishit heronj!
Brekët bërë zhele!

Lule more trima
mor Burra të Shtetit
kryet iu ha vrima
në zyrat e Dovletit

Një Pango i math’
një Shukri horror,
Safeti në gojë
Sokoli me dorë!

Tigër ndezur zjarr
Ahmetaj burrnori
kur si ngrihej bishti
Ndizej vibratori!

Me brekët e shqyera
mbërtheckat firmato
djegë për dashuri
me gjithë mandate

Ju kish’ rritë Partia
për një jetë të re
Lule more meshkuj
ju ratë për Atdhe!

Pshurrët e shkërdhyet
mandatet e popullit
trimat e Partisë
Ju Heronjtë e Gopit!

Por ju jeni burra
këngë iu thur’ populli
“Trimat i merr topi
meshkujt i ha Gopi”!

Please follow and like us: