Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Suksese kampion, Gersi Troka!

 

Mirëmëngjes njerëz të mirë!

Sot u zgjova e lumtur me lajmin për kampionin Gersi Troka!

Medalje ari… Lojërat Botërore Olimpike në Berlin.

Mos bëni statuse vetëm kur të ngjashmit me Gersin dhe Renaton kthehen në kampion, por kantribuoni çdo ditë, që ata të ndjehen të tillë!

Gersi Troka, me guximin e tij prej kampioni ka fituar medalje ari në Lojërat Botërore Olimpike Speciale.

Vendi i parë, 200m stil i lirë.

Si e njoha Gersin dhe si e zbulova talentin e tij në picture?

E ftuar në promovimin e albumit të Aurela Gace rastësisht afohemi dhe kërcejmë me njëri- tjetrin, ishte një energji speciale që ngjiti, aty njoha Merita Thoma, mamin e Gersit, qeshëm ,biseduam u argëtuam dhe në fund me dashuri shpirtërore i afrova Gersit mundësine të studiojë pikturë te Qendra Xhoi&Xhulia.

Gersi është kampion edhe në pikture.

Me një korrektësi të pashoqe e shoqëron prej 3 muajsh mami Merita në klasën e pikturës pranë stafit tim.

Merita tashmë është edhe mike imja, grua tepër e rrallë në vlera, e ndërkohe që Gersi ushtron pikturën me zyshe Meri File shpesh kemi konsumuar kafe me zonjën që lindi dhe rriti kampionin, më ka lënë shije pafund të mirë biseda me të, qetësia dhe mençuria e saj, aftësia për ta bërë të birin t’lumtur, por edhe për ta shndërruar në kampion të vetes me apo pa titull, ajo ia doli…

Duke parë pasionin e Gersit për pikturë, siç e ka edhe në not, menduam se ekspozita e organizuar me 17 qershor në Galerinë e Artit në Tiranë t’i dedikohej Gersit e Renatos dy kampionët që studiojnë te ne prej kohësh në art- pikturë, por data që kishim sallën e lirë përkoi me lojarat olimpike në Berlin, ama prezent kishim pikturat, videon e Gersit dhe energjinë e tij të mirë që ai la mes nesh.

Ndaj sot ne na takon të gezojmë e shkruajmë për Gers Trokën, nuk duhet thjesht një status, por mbeshtetje, kurajo dhe shumë mirësi, për të ngjashmit me Gersin dhe Renaton që ata të kthehen në modele frymëzimi, motiv për të gjithë.

Shumë krenar për ty Gersi, por edhe mamin tënd super kampione që gjatë gjithë jetës së saj, kontribuoi me punë, kohë e vlera që ti të jesh një KAMPIONI i vetes çdo ditë të jetës!

Të të presim në finalen e “RinFest 2023” të ngresh edhe kupën e pikturës!

Suksese kampion!

https://www.facebook.com/messenger_media?attachment_id=978822289913571&message_id=mid.%24cAABa80q9SiCPExCPp2I4cskVs9At&thread_id=1792165165

https://www.facebook.com/messenger_media?attachment_id=1734113627041368&message_id=mid.%24cAABa80q9SiCPExCWZGI4cskWBt13&thread_id=1792165165

Please follow and like us: