The Escanaba Daily Press, 1945/Shqiptari Gjon Mili, ukrainas një çast të vetëm për një fotografi
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Qershor 2023
“The Escanaba Daily Press” ka botuar, të martën e 31 korrikut 1945, në faqen n°3, një rrëfim të veçantë mbi fotografin e famshëm shqiptar Gjon Milin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Burimi : The Escanaba Daily Press, e martë, 31 korrik 1945, faqe n°3
Gjon Mili, fotografi i “Life”, ishte kameramani zyrtar i Departamentit të Shtetit në seancat e mbyllura të Konferencës së Kombeve të Bashkuara. Gjatë një sesioni të ethshëm ku përfshihej Manuilski (Dmitri Zakharovitch Manouïlski), kreu rus i delegacionit ukrainas, Mili filloi të fokusonte kamerën e tij. Manuilski bërtiti “Jo, jo”… Përfaqësuesi i Protokollit të Departamentit të Shtetit nxitoi te burrat dhe i tha diplomatit ukrainas: “Por zoti Mili është gjithashtu një ukrainas.” … Manuilski shkëlqeu, pozoi për foton dhe e pyeti kameramanin: “Pra, ju jeni një ukrainas?”… Mili fokusoi kamerën e tij, më pas shtypi butonin që shkrepi foton dhe u përgjigj: “Jo. Shqiptar”.