Fritz Radovani: VITI MA I PERGJAKUN, 1948
“Heroi i popujve t’ Jugosllavisë” (1945) Ever Hoxha në foto:
”PO, NESER KE DO VRASIM”?
1948 – 2023/75 VJETORI I PUSHKATIMIT DISA KLERIKVE KATOLIK:
“E PREMTJA E ZEZË NË SHQIPNI KA FILLUE ME 29 NANDOR 1944, DHE, KA ME VAZHDUE DERISA TË MAROJË KOMUNIZMI”, DON DED MALAJ (1959).
1. IMZOT FRANO GJINI, RREGJENT’I DELEGACIONIT APOSTOLIK NË SHQIPNI (1886 – 1948) Fjala e fundit në gjyq: “Unë nuk do ta ndajë kurrë grigjën t’eme nga Selia Shenjtë”!
2. AT MATI PRENNUSHI O.F.M.PROVINCIAL I FRANÇESKANVE TË SHQIPNISË (1882 – 1948)
- IMZOT NIKOLL DEDA (1890 – 1948)
- IMZOT GJERGJ VOLAJ (1904 – 1948)
- 5. AT ÇIPRIAN NIKA O.F.M. GUARDIAN I FRANÇESKANËVE TË SHKODRËS (1900 – 1948)
- AT JOSIF PAPAMIHALI (1912 – 1948)
- DON ALEKSANDER SIRDANI (1887-1948)
- DON PJETER ÇUNI (1914 -1948)
- DON ANTON MUZAJ (1921 – 1948)
- DON NIKOLL SHELQETI (1892 – 1948)
- DON DED PLANI (1889 – 1948)
- DON EJëLL DEDA (1917 – 1948)
- DON ANTON ZOGAJ (1905 – 1948)
- DON NIKOLL LASKAJ (1898 – 1948)
Në Shkoder Sigurimi i shtetit komunist e organizonte veprimtarinë e tij me anën e “Seksioit Katolik”, pranë Degës së Mbrendshme – I vetmi n’Botë!
Cili ishte roli i këtij “Seksioni Katolik” e tregon lista e siperme e Klerikve?
Mbasi i arrestuen Këta Klerikë, i torturuen e i masakruen per disa vite me shumë intelektualë dhe, mbas gjyqeve të mëshefta, Sigurimi i shtetit komunist dhe barbar, i formuem me terrorista vrastarë e kriminela, krijoi procese me akuza të pakenuna dhe dishmitarë shpifsa. Shumicen e Tyne i pushkatuen nder vende të padituna ku edhe i kanë varrosë nder gropa pa emna dhe, pa asnjë shenjë tek koka, ku vazhdojnë me kenë edhe sot, që Sigurimi i shtetit dhe gjykatat janë në duert’ e bijve t’ atyne që i vrane.
Per vrasjet dhe zhdukjet e njerzve Populli Shqiptar, jo vetem që po vazhdon me kenë nen thundren komuniste të “rilindur” po, nuk krahasohet as sot me asnjë nga vendet ishsocialiste të Lindjes komuniste!
Sot nder disa qytete duhet daltue n’ gur kjo thanje:
“Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vllazën e Motra, s’ ishte pa kurrë në historinë e njerzimit…”
Papa Gjon Pali II (Tiranë, Prill 1993)
Melbourne, 23 Qershor 2023.