Albspirit

Media/News/Publishing

Në Kolegjin AAB mbahet tryezë diskutimi rreth temës “Dhuna, gjinia dhe media në Ballkan”

23 Qershor 2023

E titulluar “Dhuna, gjinia dhe media në Ballkan” është mbajtur një tryezë diskutimi sot në Kolegjin AAB, me iniciativën e organizatës ndërkombëtare “Le Courrier des Balkans” dhe Institutit “Musine Kokalari” të cilën e hapi profesoresha Nerimane Kamberi.

Të pranishëm në tryezën e diskutimeve që udhëhiqej nga kryeredaktori i “Le Courrier des Balkans” Simon Rico, ishin përfaqësues nga ambasadat në Kosovë si ambasadori i Luksemburgut, zv/ambasadorja e Zvicrës dhe përfaqësuesi i ambasadës së Belgjikës.

Gjithashtu si folës në këtë tryezë ishin: Besarta Breznica përfaqësuese e programit për Trajtim të Dhunës mbi Baza Gjinore nga “Rrjeti i Grave të Kosovës”, Liri Kuçi kryeredaktore e revistës feministe “Shota” Tiranë, Jovana Gligorijeviq gazetare dhe bashkëthemeluese e grupit “Gratë gazetare kundër dhunës mbi baza gjinore” nga Beogradi, Dardan Hoti gazetar, producent filmash dhe themelues i OJQ “Sekhmet”, Besa Luci kryeredaktore dhe bashkëthemeluese e organizatës “Kosovo 2.0” në Prishtinë.

Ky organizim në Kolegjin AAB i përfaqësuar nga pro-rektorja Venera Llunji, kishte për qëllim t’i bëjë bashkë gazetarë nga shtetet e Ballkanit për të trajtuar dhe diskutuar praktikat të cilat do mbulonin dhunën gjinore në media, në mënyrë që këto diskutime të jenë bazë për zgjidhjen e problemeve në gjithë fushën mediatike të Ballkanit.

Në Kolegjin AAB mbahet tryezë diskutimi rreth temës “Dhuna, gjinia dhe media në Ballkan”

Please follow and like us: