Albspirit

Media/News/Publishing

Alfons Zeneli: ÇAMËRI

Në shenjë përshpirtjeje për të gjithë ata vdiqën mes dhimbjesh mbinjerëzore. Në shenjë kujtimi e respekti për miqtë e mi çamë që nuk jetojnë më. Ne shenjë respekti e dashurie të pakufishme për të gjithë çamët që i njoh e s’i njoh që nga Shkodra e deri në Vlorë, Sarandë, Artë, Paramithi, Igumenicë, Filat e kudo.

ÇAMËRI

Dhimbje e përkryer

vizatuar në trup nga era,

udha nxin si varr i gjatë.

Foshnjet, vallen apo ullinjtë?

Kë të varrosësh më parë këtë natë?

Është Hëna e fundit. Ajo “kjan”

shkëlqimin e vet mbi bajoneta

Nga pas jehojnë klithma kujtimesh,

përpara të pret vetëm heshtja.

Ecën Çamëri – varrezë e lëvizshme

mbi lotët e tharë nga durimi dhe pritja

në ikjen e tmerruar erëdjegur

prej së cilës ikte e tmerruar vetë ikja.

E se ku ike, ku je askush s’e di

ende e mbirë një luleplagë mbi ne

në trajektoren e përjetshme t’udhëtimit

nga njëri Atdhe në tjetrin Atdhe.

Çamëri,

hi

i “sirit”

tim të djegur

ÇAMËRI.

Please follow and like us: