Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Gjak i rremë

Njerëzit jetonin më gjatë në kohët e lashta. Historia thotë se njerëzit jetonin më shumë se 100 vjet. Ka shumë shembuj të njerëzve që janë më të vjetër ose në moshë më të re nga sa mendojmë.
Por, shpesh, jetëgjatësia mesatare në mesjetë nuk ishte më shumë se 40 vjeç, kryesisht  për shkak të luftrave dhe nivelit te lartë të vdekjeve foshnjore. Kishte edhe njerëz shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë vjeç. Nëntëdhjetë ishte një gjë e rrallë. Dhe do të kishte qenë shumë e rrallë që dikush të arrinte njëqind. Duket ndonjëherë, se një përshtypje krijohet edhe nga librat. Bibla, është tregues se si është regjistruar Tora, nga e ka burimin Dhjata e Vjetër. Atëhere kishte një tendencë për të shtuar zero në fund të numrave, kur bëhej fjalë për eksod, pjesëmarrje në ndonjë përleshje ose luftë. Dhe kjo është pjesë e problemit me disa nga numrat e lartë të ushtrisë, ose me numrin e të vrarëve në luftë. Në djegien e Gadit, Dhjata e vjetër thotë se 40,000 ushtarë dogjën atë qytet. Mund të kenë qenë 400 ushtarë, por kronisti e ndryshon numrin duke e bêrë më të lartë për ta paraqitur palën tjetër si viktimë. Dhe Bibla regjistroi numra të çuditshëm, siç bëri edhe pjesa më e madhe e historisë. Pra, nuk kishte 28,000 dëshmorë, me gjithë respektin, dhe as 70.000 partizanë, siç thotë shpesh historia e një partie. Si me çdo gjë, komunistët e tepruan.
Please follow and like us: